The news is by your side.

Papunësia  në trend rënës

Norma e papunësisë pritet të ulet edhe me një pikë përqindje gjatë këtij viti, duke arritur në 11.7% të totalit të forcës së punës në vitin 2019. Norma e papunësisë do të vijojë të ulet më tej për të arritur në 9.4% në vitin 2022. Sipas analizës së Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, pritet që shërbimet të kontribuojnë më shumë në rritjen e kërkesës për punë në krahasim me sektorët e tjerë të ekonomisë. Punësimi pritet të rritet me një mesatare prej rreth 2.4% në vit gjatë viteve 2020–2022, ku shumica e punësimeve i përkasin sektorit shtetëror. Norma e papunësisë ka vijuar trendin e saj rënës që prej T1-2014 ku regjistroi vlerën e saj më të lartë prej 18%.

Leave A Reply

Your email address will not be published.