The news is by your side.

Panorama aktuale politiko-ekonomike e botës

Varfëri në Amerikë; Vështirësi ekonomike në Europë; Taksa në Japoni dhe Indi; Corbyn thyen rekord në Britani!

Pas 55 vitesh qëkur Lyndon Johnson, u ngjit në një verandë në Inez, konteja Martin, Kentaki dhe shpalli një “luftë kombëtare ndaj varfërisë”, Amerika mbetet e veçuar në krahasimet ndërkombëtare. Kur vlerësohet mbi varfërinë, pjesa e familjeve që fitojnë më pak se 50 % të të ardhurave mesatare kombëtare pas taksave dhe transfertave, është në nivelet më të ulëta të klubit të vendeve më të pasura të OECD. Një raport i veçantë i kësaj jave nga The Economist, vëren se si një nga vendet më të pasura në botë mund të ketë kaq shumë njerëz të varfër dhe hedh hipoteza se çfarë mund të bëhet në lidhje me këtë fenomen.

Një sondazh i kësaj jave zbuloi shkallën e ankthit ekonomik të Gjermanisë. Indeksi i menaxhimit të blerjeve, i cili monitoron aktivitetin prodhues, tregoi rënien më të mprehtë që nga viti 2009. Shumë nga problemet e Gjermanisë burojnë nga ndërprerjet me furnizim në shtëpi. Por Europa ka vuajtur dëme anësore nga lufta tregtare mes Amerikës dhe Kinës. Kështu që me ekonominë e saj më të mëdha që po vyshket dhe frikën se trazirat tregtare mund të forcohen, ekonomistët gjithashtu po ulin pritshmëritë për rritjen ekonomike të eurozonës në tërësi.

Gjithashtu edhe Japonia po vuan nga tensionet tregtare. Eksportet e saj kanë rënë për nëntë muaj radhazi. Me investimet në nivele të sheshta, ekonomia mbështetet shumë te konsumatorët. Megjithatë më 1 Tetor, Japonia do të rrisë taksën konsumatore me 10 %, në përpjekje për të përmirësuar financat qeveritare. Ky është episodi më i fundit i historisë 40 vjeçare të Japonisë të mbushur me taksa. Herën e fundit që u rrit kjo taksë ishte në vitin 2014 dhe shpenzimet pësuan rënie. Megjithatë, kësaj here konsumatorët nuk kanë shpenzuar shumë përpara rritjes së taksës.

Qeveria indiane e Naredra Modi i pëlqen të surprizojë. Më e fundit është një reduktim i mprehtë i taksave të korporatave. Indeksi kryesor i tregut të aksioneve regjistroi rritjen më të fuqishme dy ditore në një dekadë. Ulja e taksave e vendos taksimin e korporatave në Indi më në linjë me vendet e tjera. Por më shumë reforma të tjera, si psh. për tokën dhe ligjet e punës, nevojiten nëse India do të tërheqë zinxhirë furnizimi që po largohen nga Kina.

Ishte një javë e mirë për opozitën e Britanisë, Partinë Laburiste, për të mbajtur konferencën vjetore. Boris Johnson u përfshi në një tjetër skandal personal dhe u konstatua të ketë thyer ligjin me pezullimin prej pesë javësh të parlamentit. Laburistët përfituan nga poshtërimi i kryeministrit. Por konferenca e saj ishte një miksim i pakëndshëm politikash radikale, zënkash mbi Brexit dhe luftërash shkatërrimtare. Jeremy Corbyn, kandidati i tyre për kryeministër është mes politikanëve më të papëlqyer të kohëve të fundit, madje më pak popullor se Michael Foot, një ish lider laburist i majtë.

/ Burimi: The Economist

Shaqir Sulaj

Leave A Reply

Your email address will not be published.