The news is by your side.

OSHEE 18 mln euro për blerje energjie në nëntor nga vetëm 3.45 mln që u shpenzuan për tetorin

Pak para mbylljes së 2019-ës, mund të thuhet me siguri se viti aktual ka qënë tepër i vështirë për sektorin e energjitikës në vend. Kështu, për shkak të thatësirës së vazhduar, hidrocentralet vendase nuk kanë prodhuar nivelin e nevojshëm për përmbushjen e kërkesave të konsumatorëve dhe sytë janë kthyer nga importi, si zgjidhja e vetme. Por kjo sigurisht shoqërohet me fatura të gjata dhe kosto të shtuara tek buxheti i shtetit.

Sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, gjatë 10 muajve të parë të vitit qeveria ka shpenzuar plot 144.45 milionë euro për blerjen e energjisë elektrike. Madje nga këto, rreth 3.45 milionë euro ishin vetëm për tetorin. Por duket se nuk mbaron këtu, pasi me ardhjen e dimrit dhe uljen e mëtejeshme të temperaturave, kërkesa për energji rritet.

Si rrjedhim, me rritjen e këkesës, shuma e dedikuar importit të energjisë rritet gjithashtu. Aktualisht, siç bëhet me dije nga OSHEE, institucioni ka planifikuar të blejë rreth 240 mijë MWH energji. Meqë për tetorin energjia është blerë me një çmim mesatar rreth  75.5 euro/ mwh, duke përllogaritur kostot e nëntorit rezulton se shpenzimet arrijnë në plot 18 milionë euro në vetëm një muaj. Me sa duhet, krahësuar me tetorin hendeku i shpenzimeve për energji është shumë i thellë dhe padyshim do të rëndojë edhe më tepër në buxhet.

Leave A Reply

Your email address will not be published.