The news is by your side.

Ngadalësimi i ekonomisë së Eurozonës

Mesa duket momentet e vështira të ekonomisë europiane ende nuk kanë përfunduar. Duke analizuar të dhënat e fundit, del se rritja ekonomike e Eurozonës është  në nivele shumë të ulëta. Eurostat publikoi të dhëna sa i takon fundit të tremujorit të tretë nga ku del se rritja ishte vetëm 0.2%. Kjo shifër u përball me një rënie prej 0.4% nga niveli i tremujorit të dytë. Ndërkaq, sa i takon rritjes së Produktit të Brendshëm Bruto, rritja e këtij të fundit u ngadalësua me 1.7 nga 2.2% që ishte, përsëri, në tremujorin e dytë.

Duhet të kuptojmë që të dhënat nuk janë duke u bazuar në ekonomitë kombëtare. Megjithatë, edhe këto të fundit janë duke u përballur me vështirësi. Kujtojmë këtu rastin e Italisë, ekonomia e së cilës ka “mbetur” në këtë tremujor të tretë. Ky fenomen ka ardhur si pasojë e përplasjeve që ka rregjistruar qeveria italiane me institucionet e Bashkimit Europian.

Megjithatë, Komisioni Europian publikoi edhe raportin e ndjesisë ekonomike. Sipas të dhënave, niveli ka rënë në 109.8 pikë, nga 110.9 që ishte disa muaj më parë. Ndjesia ekonomike u përkeqësua në Gjermani, Francë dhe Itali. Këto të fundit janë respektivisht edhe tre ekonomitë më të mëdha në Eurozonë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.