The news is by your side.

Nga Vlora, 28 Nëntori bën bashkë politikën e përçarë shqiptare

Dita e sotme shënon 107- vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Në të tjera rrethana, Shqipëria sot do të festonte Ditën e Flamurit, por pas tërmeteve të fuqishme që tronditën vendin, mëngjesin e së martës, festat kombëtare e gjejnë Shqipërinë në një ditë zie kombëtare.

Në Durrës dhe Krujë 40 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit dhe rreth 670 të tjerë janë plagosur. Gjithashtu shumë persona rezultojnë të humbur dhe kërkimet për nxjerrjen e tyre nga rrënojat vazhdojnë.

Kështu në prag të festave kombëtare, Shqipëria nuk ka shumë arsye për të festuar. Megjithatë ceremonitë zyrtare për 28 Nëntorin nuk kanë munguar. Pikërisht kjo ditë ishte arsyeja që bëri sot bashkë në Vlorë, Presidentin e vendit Ilir Meta dhe Kryeministrin Edi Rama. Në ceremoninë nga Monumenti i Pavarësisë, Rama dhe Meta shihen për herë të parë bashkë, pas toneve të ashpra me të cilat i janë drejtuar njëri- tjetrin lidhur me ngërçin e Gjykatës Kushtetuese dhe krizën politike, para tërmetit të Durrësit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.