The news is by your side.

Nga 1 qershori hapen plazhet dhe hotelet

Plazhet dhe hotelet në vend do fillojnë të hapen që prej datës 1 qershor, ndërsa të gjitha aktivitetet e tjera pa përjashtim mund të fillojnë aktivitetin pa asnjë lloj kufizimi dhe përjashtimi duke filluar nga 10 qershori. Kjo është bërë me dije në një deklaratë të fundit nga kryeministri Rama. Nga ana tjetër 1 qershori do të jetë edhe dita kur është vendosur hapja e kufijve me vendet fqinje.

Java që sapo ka filluar duket se është e fundit që do të vijojnë kufizmizet e lëvizjeve dhe orarave për Tiranën dhe zonat e tjera të kuqe, pasi duke filluar nga java e ardhshme pritet heqja totale e kufizimeve të lëvizjes gjatë javës në të gjithë vendin. Megjithatë duket se fundjavat nuk do jenë kaq të lirshme, përkundrazi, kufizimet e lëvizjes gjatë atyre ditëve do të jenë edhe më të shtrënguara.

Kufizimi i makinave do të vazhdojë edhe për dy fundjava, për t’u rikthyer sërish nga në fuqi nga tetori deri në marsin e vitit tjetër. “Fundjava pa makina do të mbetet në fuqi edhe dy të shtuna e të diela, për t’u rikthyer pas sezonit të verës çdo të diel minimalisht, nga tetori dhe deri në marsin e ardhshëm, si një moment i përjavshëm kushtuar ajrit pa tym makinash, familjeve, të moshuarve, fëmijëve dhe mjedisit, mjedisit tonë“. deklaroi Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.