The news is by your side.

Nga 1 janari taksë e re e shitjes së pasurive të patundshme

Sipas legjislacionit tatimor shqiptar, deri tani, taksa e shitjes së një pasurie të patundshme, ndërtesë ose tokë llogaritej me vlerën 15% mbi diferencën e çmimit të shitjes me atë të blerjes. Kështu 15% e shumës respektive të një rasti konkret kalonte si detyrim tatimor ndaj shtetit. Megjithatë kjo pritet të ndryshojë.

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm pasuritë e patundshme do të rivlerësohen me taksa më të ulëta. Kështu taksa në fjalë, që deri tani ishte 15%, do të bëhet vetëm 3%. Ndryshimi është bërë i ditur në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, nga Ministrja e Financave Anila Denaj dhe kryetari i Komisionit Arben Ahmetaj.

Siç bën me dije Top Channel, ndryshimet e fundit në taksën e shitjes së pronave, pritet të aplikohen në rivlerësimin e rreth 35 mijë pronave në të gjithë vendin.

Leave A Reply

Your email address will not be published.