The news is by your side.

Në tetor numri i personave që humbën jetën në rrugët shqiptare u rrit me 40%

  • Sipas INSTAT gjatë tetorit numri i aksidenteve në rrugët shqiptare u reduktua, por me pasoja më të rënda.
  • Numri i personave që humbën jetën u rrit me 40%.
  • Tendencë rritëse edhe për 10 mujorin janar-tetor.

Në një publikim të fundit nga Instituti i Statistikave janë bërë me dije shifrat zyrtare të aksidenteve për muajin tetor 2019. Sipas të dhënave të INSTAT rezulton se krahësuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i aksidenteve ka rënë nga 149 në 118 këtë vit, por ata që kanë ndodhur kanë pasur pasoja fatale. Numri i personave që kanë humbur jetën gjatë tetorit ka qënë më i lartë se një vit më parë.

Kështu duket se akset rrugore në vend janë ende burimi i shumë aksidenteve me pasoja të rënda. Gjatë tetorit të këtij viti 25 persona humbën jetën në vend, krahasuar me 16 persona rezultuan gjatë tetorit të 2018-ës, një rritje kjo me gati 40%. Sipas INSTAT, edhe për periudhën 10 mujore janar- tetor të vitit aktual vihet re e njëjta tendencë rritëse. Nga 168 persona që humbën jetën në 2018, këtë vit numri ishte 182 persona.

Leave A Reply

Your email address will not be published.