The news is by your side.

Ndryshim rendi botëror: Trump tërheq trupat nga Gjermania

Ditën e djeshme në prani të Presidentit të Polonisë, Presidenti i SHBA Donald Trump tha se 25.000 trupa amerikane do të largohen nga Gjermania dhe do të stacionohen në shtete të tjera më gjasa në Poloni. Kjo e fundit si anëtare e NATO-s është shumë skeptike dhe e ashpër ndaj rolit të Rusisë në rajon dhe gjithnjë ka kërkuar prezencë të shtuar amerikane në territorin e saj. Pas luftës së Dytë botërore SHBA ka patur gjithnjë prezent mbi 50.000 trupa në Gjermani si një mënyrë për të mbajtur larg Rusinë nga Europa. Por divergjencat e shtuara me Merkel dhe fakti që sipas Trump “shteti më i pasur i Europës shfrytëzon trupat amerikane për mbrojtje” duhet të marrë fund. Ish ambasadori i SHBA në Gjermani Grenell, i cili ishte dhe arkitekti i marrveshjes mes Serbisë dhe Kosovës, ka qënë i ashpër ndaj Gjermanisë për mungesën e ivnestimit të tyre në ushtri sipas kërkesave të NATOS për të arritur 2% të GDP-së. Aktualisht Gjermania ka rritur fondet por vetëm në nivelin e 1.38% të GDP-së.

Leave A Reply

Your email address will not be published.