The news is by your side.

Ministrja Denaj: Borxhi publik është ulur në 64.7%

Sipas një deklaratë nga Ministrja e Financave Anila Denaj, deri në përfundim të vitit 2019, borxhi publik do të vazhdojë të ulet duke kapur nivelin e 64.7% të Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar. Siç vlerëson institucioni në fjalë, disa nga shkaqet kryesore të kësaj rënieje janë politikat e shtrënguara të shpenzimeve nga qeveria, zhvlerësimi i euros ndaj lekut dhe normat e ulëta të interesit.

Nga ana tjetër, gjatë deklaratës Denaj ka theksuar se tendenca rënëse në nivelin e borxhit publik do të vazhdojë edhe më tëj gjatë vitit të ardhshëm, ku sipas qeverisë, në vazhdim projeksionet janë shumë pozitive. Në 2020-ën borxhi publik pritet të arrijë në 62.2% ndërsa parashikimet e 2021-shit bëhen edhe më optimiste duke vlerësuar borxhin me më pak se 60%.

Nga llogaritjet e borxhit nga qeveria, për vitin 2018, niveli i borxhit rezultoi rreth 67.2%, por institucionet e huaja, madje edhe vlerësimi vendas nga Kontrolli i Lartë i Shtetit e deklarojnë nivelin e borxhit publik më lart se sa kaq. Para disa muajsh, në një raport të fundit, KLSH deklaronte se borxhi publik ishte rreth 68% pasi qeveria nuk llogariste tek ai detyrimet e prapambetura, vlera e të cilave gjithashtu ka qënë shumë e lartë së fundi, ndaj sipas vlerësimeve të qeverisë të dhënat rezultojnë optimiste.

Përveç Kontrollit të Shtetit, në një publikim zyrtar të BERZH ditën e djeshme të Raportit të Tranzicionit 2019- 2020, theksohej se borxhi publik mbetet akoma i lartë, madje deri në mars të 2019, me llogaritjet e BERZH ai zinte rreth 68% të GDP-së.  Borxhet e prapambetura të qeverisë vlerësohen nga Fondi Monetar Ndërkombëtar sa 1.8% e GDP-së dhe detyrimet e mundshme që rrjedhin nga kontratat e fundit të PPP, disa prej të cilave kanë qenë të vlerësuara në mënyrë jo të duhur, paraqesin rreziqe për një rritje të mëtejshme të borxhit publik.

Sipas vlerësimeve zyrtare nga institucionet vendase, niveli më i lartë i borxhi publik të Shqipërisë arriti kulmin në vitin 2015 kur zinte rreth 73% të Prodhimit Kombëtar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.