The news is by your side.

Ministria iu jep “partnerëve privatë strategjikë” administrimin e pasurive kulturore

Në një kohë kur kontratat koncesnionare të Partneriteteve Publik- Private kanë prekur thuajse çdo projekt të qeverisë, një nga arsyet madhore pse ndërkombëtarët gjithmonë i bëjnë thirrje autoriteteve të jenë të vëmendshëm për sa i përket këtyre të fundit lidhet pikërisht me dëmet mjedisore që ato shkaktojnë. Sidomos lidhur me hidrocentralet gjithmonë ka pasur një fokus të veçantë se ndërtimi pa kriter i tyre po cënon zona të mbrojtura ose jo, duke shkaktuar dëme të pakthyeshme.

Por me sa duket, projektet jo vetëm nuk janë frenuar, por një tjetër masë e qeverisë do të prekë tanimë edhe pasuritë kulturore në të gjithë vendin. Sipas një udhëzimi të Ministrisë së Kulturës, i dates 14 tetor theksohet se subjektet private, të cilësuar nga dokumentacioni si partnerë strategjikë do të kenë mundësi të administrojnë në mënyrë indirekte pasuritë kulturore në gjithë territorin.

Kështu udhëzimi thekson se Ministria mund të bashkëthemelojë fondacione të posaçme për administrimin indirekt të pasurive kulturore publike me partnerë strategjikë që përmbushin kriteret e përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullave të administrimit të pasurive kulturore publike dhe të funksionimit të subjekteve juridike të themeluara në formën e fondacionit”. Pra udhëzimi i Ministrisë, i publikuar tashmë edhe në Fletoren Zyrtare i jep të drejtë privatëve të administrojnë në vazhdim edhe pasuritë shtetërore, aq më tepër monumentet e kulturës.

Megjithatë udhëzimi thekson se, në mënyrë që një subjekt privat të marrë statusin e parterit stretegjik, duket të plotësojë disa kushte. Së pari, duhet të ketë fituar personalitet juridik nëpërmjet regjistrimit në organin kompetent prej jo më pak se 5 vjetësh; të ushtrojë veprimtari në fushën e trashëgimisë kulturore; të mos jetë dënuar për vepra penale në fushën e trashëgimisë kulturore; të mos jetë në procedura likuidimi, falimentimi, apo forma të tjera administrimi e kështu me rradhë.

Duke gjykuar nga eksperiencat e kaluara me shfrytëzimin e pasurive të vendit, ky udhëzim duket se është një mënyrë tjetër për të përfituar më shumë edhe nga ajo pak që i ka ngelur këtij vendi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.