The news is by your side.

Ministria e Financave publikon ecurinë e treguesve fiskalë, rezultatet dalin jashtë parashikimeve!

Ministria e Financave ka publikuar përmbledhjen e Performancës Paraprake 9 – Mujore të të Ardhurave dhe Shpenzimeve për vitin 2020.

Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën 9 mujore Janar – Shtator 2020 reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve gjatë periudhës së pandemisë dhe lehtësitë fiskale në shtyrjen e mbledhjes apo zerimin e disa taksave. Performanca paraprake reflekton gjithashtu rritjen e shpenzimeve në ndihmë të bizneseve dhe individëve të prekur gjatë periudhës së pandemisë dhe ecurinë e investimeve në kuadër të prioriteve të Qeverisë. Të ardhurat totale për 9-mujorin e vitit 2020 u realizuan në masën 99 % të planit të 9-mujorit, rishikuar me Aktin e fundit Normativ të Buxhetit. Shpenzimet e përgjithshme publike, për 9-mujorin e vitit 2020, u realizuan në masën 92% të planit të periudhës. Në shpenzimet e përgjithshme publike, përfshihet edhe Paketa Financiare Anti COVID-19, e parashikuar përmes dy akteve normative të Buxhetit të vitit 2020. Pra në përputhje me parashikimet buxhetore dhe të indikatorëve makroekonomikë, niveli i deficitit në muajin e nëntë të vitit 2020 rezultoi në rreth 58.42 miliardë Lekë, 31.6% më i ulët nga planifikimi prej rreth 85.39 miliardë Lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku niveli i deficitit arriti në masën rreth 2.28 miliard lekë, për periudhën 9 mujore të vitit 2020 deficiti rezulton 56.13 miliard lekë më shumë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.