The news is by your side.

Ministria e Financave kërkon 16.2 milionë dollarë borxh për COVID-19

Shqipëria ka kërkuar borxh 16.2 milionë dollarë nga Banka Botërore për të siguruar një testim të gjerë të popullatës (përfshirë testimin serologjik më të ri); forcimin e mbikëqyrjes dhe gjurmimit të kontaktit. Po kështu të fillohet me planifikimin e duhur dhe rregullimin e kërkesave për distancim fizik dhe masave të tjera parandaluese (duke diferencuar me kujdes sipas rajonit, sektorit ekonomik, moshës, apo statusit shëndetësor), zgjerimi i kapaciteteve për trajtimin e rasteve të rënda, nëse numri rritet, paralelisht me mirëmbajtjen e kujdesit thelbësor mjekësor dhe minimizimin e rreziqeve për pacientët dhe personelin shëndetësor.

Sot në botë numërohen mbi 7 milionë njerëz të prekur nga COVID-19 ndërkohë që në Shqipëri numri mbetet te 1000 persona të prekur dhe më pak se 35 viktikma. Masat e marra nga qeveria shqiptare në mars 2020 ishin të ashpëra duke mbyllur cdo aktivitet ekonomik e duke ekspozuar në këtë mënyrë problematika të tjera ekonomike e sociale në vend. Me kërkesën për borxh nga BB qeveria shqiptare njeh faktin se një valë  e dytë e virusit mund të prekë Shqipërinë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.