The news is by your side.

Miliarderët globalë humbën plot 388 mld dollarë vetëm në 2018-ën

Miliarderët globalë u goditën fuqishëm në vitin 2018. Pas pesë vitesh rritje, pasuria e përgjithshme e miliarderëve në botë ra me 4,3%, ose 388 miliardë dollarë, sipas një raporti të fundit nga Banka Zvicerane UBS dhe firma audituese PwC. Deri në fund të vitit, kishte 57 miliarderë globalë më pak dhe totali i tyre arriti 2.101. Sipas raportit, shkak për këtë janë bërë një sërë ngjarjesh ekonomike dhe financiare, përfshirë tensionet tregtare dhe paqëndrueshmërinë e tregut.

Duket se situata në fjalë ka goditur më rëndë Azinë, pasi miliarderët e kontinentit panë rënie më të thella të pasurisë së tyre, krahësuar me homologët e tyre në shtetet e tjera. Vlera neto e miliarderëve kinezë u ul me 12.3% dhe si shkak i kësaj mendohet zhvlerësimi i monedhës kineze ndaj dollarit amerikan. Rajoni humbi numrin më të madh të miliarderëve dhe Kina e India ishin vendet me rëniet më të mëdha. Kina humbi 48 miliarderë, duke mbetur me vetëm 325 miliarderë.

Megjithatë kur vjen puna tek tensionet tregtare, pavarësisht se Shtetet e Bashkuara janë vendi që i inicioi ato, lidhur me ecurinë e njerëzve të pasur tendencat kanë qënë tepër pozitive. Pavarësisht humbjeve në të gjithë botën, miliarderët amerikanë ecën mjaft mirë vitin e kaluar. Në fund të 2018-ës Amerika pati 89 miliarderë nga 70 që regjistroheshin në vitin 2017. Sipërmarrësit e teknologjisë amerikane vazhduan të shtyjnë më tej ekonominë globale, duke nxitur gati një të tretën e rritjes së pasurisë së miliarderëve gjatë pesë viteve të fundit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.