The news is by your side.

Microsoft nxjerr në treg smartphone-in me ekran të përkulshëm

Microsoft bëri një njoftim surprizë të Mërkurën për një smartphone Android me dy ekrane, të quajtur Surface Duo. Pajisja do të hidhet në treg në fund të vitit 2020, në kohën e pushimeve sezonale, por nuk u bënë me dije detajet e çmimit.

Pajisja ka dy ekrane prej 5.6 inch në të dyja anët të cilët janë të lidhur me një mënteshë 360 gradëshe. Sapo paloset, Duo është mjaftueshëm i vogël për ta nxënë xhepi.

Microsoft tha se krijoi një partneritet me Google “për të sjellë versionin më të mirë të Android” në pajisje, teksa inkorporoi elementë të Windows 10X, një sistem i ri operativ i dizenjuar për pajisjet hibride. Gjithashtu mund të ekzekutojë dy aplikacione të ndryshme njëkohësisht.

Telefoni hapet në mënyrë që ekrani i dytë të përdoret si një komandues lojrash ose si një tastierë. Gjithashtu ekrani i dytë mund të funksionojë si një mbajtëse, duke i mundësuar përdoruesve që të shikojnë video në formatin landscape.

“Mund të shkruani mesazhe, mund të luani lojra, mund të bëni çfarë të doni,” tha Panos Panay, shefi i sektorit të prodhimit në Microsoft. “Por mos u ngatërroni, dy ekranet kanë një ndarje midis tyre.”

Ka kohë që ishin përhapur thashethemet që Microsoft po zhvillonte një smartphone më dy ekrane. Goditja e fundit e kompanisë në fushën e smartphonëve, sistemi operativ Windows Phone, nuk u shit aq mirë sa priste Microsoft dhe që atëhere është ndërprerë si program. Në këtë periudhë, Microsoft nuk po mbështet në sistemin e vet operativ për celularët, në vend të tij ka zgjedhur Android, sistemin më të famshëm operativ në botë, për Duo-n.

Kompania e bëri publik Duo-n së bashku me disa njoftime të tjera mbi teknologjinë e tyre me dy ekrane. Gjithashtu kompania debutoi me kompjuterin e saj me dy ekrane, të quajtur Surface Neo, si edhe Surface Pro 7, Surface Laptop 3, Surface Pro X dhe Surface Earbuds.

/ Burimi: CNBC

Shaqir Sulaj

Leave A Reply

Your email address will not be published.