The news is by your side.

Kursi i këmbimit valutor, ja si e mbyllëm javën

Java u mbyll me një rënie të monedhës europiane duke humbur pikë nga dita e enjte teksa është blerë këtë mëngjes me 123.4 lekë dhe është shitur me 124 lekë.

Sipas kursit të këmbimit, Paundi britanik është dobësuar mëngjesin e sotëm duke u blerë këtë të premte me 137.8 lekë dhe duke u shitur me 138.8 lekë në raport me ditën e enjte.

Dollari amerikan ndërkaq ka fituar pikë krahasuar me një ditë më parë duke e mbyllur javën pozitivisht teksa blihet sot me 103.5 lekë dhe shitet me 104.3 lekë, referuar tregut valutor vendas.

Ndërsa franga zvicerane e ka mbyllur periudhën e 22-27 nëntorit në vlera negative duke u blerë këtë të premte me 113.7 lekë dhe duke u shitur me 114.7 lekë në raport me ditën e enjte.

Leave A Reply

Your email address will not be published.