The news is by your side.

Kryeministri izraelit Netanyahu akuzohet për korrupsion. Rrezikon dënimin me 10 vite burg

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është akuzuar nga Prokurori i Përgjithshëm i vendit Avichai Mandelblit për korrupsion dhe pritet të ndiqet penalisht nga organet vendase të drejtësisë. Vendimi, i pari i këtij lloji kundër një kryeministri, përfshinte akuzat për rryshfet, shkelje të besimit dhe mashtrim, në tre skandale të ndryshme.

Netanyahu dyshohet se pranoi gabimisht dhurata me vlerë 264,000 dollarë, cigare dhe shampanjë, nga miliarderë vendas, me qëllim që t’i favorizonet më vonë në oferta të pretenduara. Mendohet gjithashtu se ai ka ofruar favore për një botues gazete dhe ka përdorur ndikimin e tij për të ndihmuar një manjat të pasur në këmbim të një mbulimi të favorshëm në një faqe popullore lajmesh.

Vendimi vjen në një kohë kur prej 2 vitesh vendi ka hasur tensione të shumta politike, ndaj sistemi tashmë i paralizuar të vendit po përballet me një çrregullim të mëtejshëm. Ai gjithashtu vendos në rrezik kontrollin e pushtetit të Netanyahut, që është kryeministri izraelit me qëndrimin më të gjatë në detyrë.

Netanyahu, i cili ka mohuar akuzat në fjalë dhe tre rastet e korrupsionit, duket se nuk ka asnjë detyrim ligjor të japë dorëheqjen, pasi aktakuza nuk e përfshin këtë. Megjithatë presioni që ai të tërhiqet nga posti sa vjen edhe rritet. Nëse shpallet fajtor, kryeministri mund të dënohet deri në 10 vjet burg.

Nga ana e vet, Netanyahu i ka quajtur akuzat pjesë të një gjuetie shtrigash, duke kritikuar median, policinë, prokurorët dhe sistemin vendas të drejtësisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.