The news is by your side.

Kriza ka ndyshuar përgjithmonë mënyrën e të bërit biznes

Për pjesën më të madhe të këtij viti, Kina ka jetuar ndoshta shtatë javë të së ardhmes. Ekonomia e dytë më e madhe në botë ishte e para që u godit nga shpërthimi i Coronavirusit, i cili e detyroi atë të ndalonte udhëtimet, dyqanet dhe bizneset u mbyllën, parqet gjithashtu u ndalua të frekuentohen, njerëzit tashmë duhet të përdorin maska ​​sa herë dalin në publik dhe inkurajohen të zbatojnë në mënyrë strikte distancimin shoqëror.

Por tashmë vendi po hapet gradualisht dhe ndërsa pjesa tjetër e botës përgatitet të bëjë të njëjtën gjë, kompanitë që u detyruan që së pari të përgjigjen ndaj shpërthimit në Kinë janë duke përdorur përvojat e tyre të hershme për të formuar një plan për rajone të tjera.

Përgjigjet e korporatave në Kinë janë bërë një pikë qendrore për analistët e Wall Street në muajt e fundit, pasi markat globale si Nike, Starbucks dhe Disney ndajnë përvojat e tyre në vend me thirrjet e investitorëve që kërkojnë tashmë disa mënyra të reja adaptimi me realitetin ndryshe që i pret.

Nike, për shembull, kohët e fundit tha se ishte “duke parë anën tjetër të krizës në Kinë” dhe ka mësuar praktikat më të mira që mund të transferohen edhe diku tjetër. Edhe kur Volkswagen rihapi fabrikën e saj gjigande në Wolfsburg të Gjermanisë, këtë javë, ajo citoi përvojën e saj të rifillimit të biznesin në 32 nga 33 fabrikat e saj në Kinë.

Megjithatë, strategjitë e reja që kompanitë po prezantojnë, sipas drejtuesve të biznesit dhe ekspertëve, po sinjalizojnë pikërisht faktin se jeta, edhe kur kjo të ketë kaluar, ndoshta nuk do të kthehet plotësisht në normalitet. Në vend të kësaj, ata thonë se kriza mund të transformojë përgjithmonë mënyrën se si ne punojmë, blejmë dhe menaxhojmë bizneset tona.

“Kjo është jeta e re.” tha Alain Benichou, CEO i IBM China. “Ky është një vështrim se si ka ndryshuar e ardhmja e biznesit dhe se si Kina po na jep një pamje paraprake, se si do të duket realiteti i ri.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.