The news is by your side.

Kriza i fshiu njeriut më të pasur të Europës 30 miliardë dollarë

Në zyrën e tij të katit të nëntë në Avenue Montaigne të Parisit, njeriu më i pasur i Europës, Bernard Arnault, po kalon orë të gjata duke projektuar të ardhmen post-virus për perandorinë e tij të mallrave luksoze, LVMH. Në moshën 71-vjeçare, miliarderi ka jetuar nëpër disa kriza, por asnjëra si kjo, ku armata e tij të me më shumë se 70 marka – nga Dior deri tek Fendi të goditen kaq keq nga të gjitha anët.

Pasuria e Arnault ka rënë. Me aksionet LVMH 19% më pak këtë vit, vlera e tij neto është zvogëluar me më shumë se 30 miliardë dollarë, duke humbur më shumë para se çdo individ tjetër në botë, sipas Indeksit të Bloomberg Billionaires. Deri në 5 maj, ai kishte humbur po aq para sa ka fituar për të njëjtën periudhë CEO i Amazon.com Inc. Jeff Bezos.

Që nga fundi i viteve 1980, Arnault ka mahnitur dhe nganjëherë edhe ka skandalizuar botën e të biznesit francez me dhuntitë e tij të jashtëzakonshme për shndërrimin e kreativitetit dhe artizanatit të markave më të vjetra të Europës në një erë fitimesh gjithnjë në rritje. Marka e tij Louis Vuitton vlerësohet nga analistët të ketë një marzh fitimi deri në 45%. Edhe produktet e tjera si Hennessy Cognac dhe Dom Perignon Champagne, kanë ndihmuar që emri i tij të jetë tek shumica e shpenzimeve të luksit nga të pasurit europianë dhe globalë. Nëse ata blejnë një kuletë Fendi , një orë Bulgari, ose qëndrojnë në Hotel Cipriani të Venecias, njerëzit “po i japin para” të njëjtit person, Arnault.

Por, ndërsa shpërthimi i Coronavirusit dhe masat e bllokimit zhytën ekonominë globale në krizën e saj më të keqe që nga Lufta e Dytë Botërore, duke qenë përfituesi numër një i shpenzimeve diskrecionale, papritmas për të pozita nuk duket edhe aq mirë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.