The news is by your side.

Kriza godet gjigantët teknologjikë- fitimi i Samsung bie me 56%

Samsung po deklaruar se fitimi operativ është zvogëluar 56% në tremujorin e tretë pasi kompania vazhdon të luftojë ende me kërkesën globale në rënie, sidomos për çipe dhe pjesë memorie kompjuterike. Megjithatë analistët parashikojnë përmirësim gjatë vitit të ardhshëm, nxitur nga shitjet më të larta të telefonave celularë.

Gjigandi i teknologjisë së Koresë së Jugut tha të martën se në deri në fund të tremujorit që përfundoi në shtator, arriti të siguronte rreth 6.5 miliardë dollarë, si fitim operativ, krahësuar me 14,7 miliardë dollarë që shifra rezultonte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Fitimet e Samsung thujase gjatë gjjithë vitit të kaluar deri aktualisht kanë qënë në rënie, kryesisht për shkak të biznesit të saj të çipave të kujtesës. Por SK Kim, analist në firmën e brokerimit Daiwa Capital Markets, tha muajin e kaluar se ai pret një rritje të kërkesës për çipe memorie. Samsung gjithashtu ka një komponent të madh biznesi për prodhuesit e pajisjeve rivale. Kjo sipas analistëve në Daishin Securities shpjegohet me faktin se çipat e kujtesës prodhim i Samsung, janë shumë të nevojshme edhe tek prodhimet e konkurrentëve Apple dhe Huawei.

Telefoni i fundit i Samsung, Galaxy Note 10, gjithashtu pritet të ndikojë pozitivisht në fitimet e tremujorit të ardhshëm, falë një peizazhi të favorshëm konkurrues. Samsung ka përfituar nga problemet aktuale me të cilat përballet Huawei, prodhuesi më i madh i pajisjeve telekomunikuese në botë dhe shitësi numër 2 i smartphone-ve, që pasi Washingtoni e shtoi Huawei-n në një listë të zezë tregtie në maj, duke ndaluar kompanitë amerikane të shesin produkte të gjigantit kinez.

Nga ana tjetër, firma hulumtuese Canalys tha në gusht se Samsung rakordoi në 40% të tregut në Evropë, niveli më i lartë në pesë vjet. Ndalimi i SHBA-së për Huawei duket se goditi gjithashtu ambiciet e firmës për të mbizotëruar tregun global të smartphone 5G. Kështu ndërsa tregu përgatitet për gjeneratën e ardhshme të teknologjisë ultra të shpejtë, analistët parashikojnë që Samsung të dominojë “si praktikisht i vetmi prodhues i smartphone 5G në botë, jashtë Kinës”.

Megjithatë për më tepër parashikime bindëse, duhet të pritet fundi i muajit kur Samsung raporton të ardhurat e plota.

/ Burimi: CNN Business

Gliqeri Riza

Leave A Reply

Your email address will not be published.