The news is by your side.

Kriza e Eurozonës, shumë më keq se pritshmëritë

Ekonomia e Eurozonës është shumë më keq nga sa shpresohej, duke u përballur me një recesion edhe më të thellë parashikimet më pesimiste të Bankës Qendrore Europiane, sipas Presidentes së institucionit Christine Lagarde. Prodhimi në rajon do të zvogëlohet midis 8% dhe 12%, tha ajo, me vlerësimet për një rënie më të butë tani që kufizimet po lehtësohen. Vërejtjet e saj nxjerrin në pah ashpërsinë e pasojave për Europën pasi shumë biznese u detyruan të mbyllen për shkak të pandemisë Coronavirus, duke kushtuar qindra mijëra vende pune dhe duke rrezikuar miliona të tjera.

Si banka qendrore ashtu edhe qeveritë kanë rritur shpenzimet për t’i ofruar ndihmë firmave dhe familjeve, me Komisionin Europian që do të njoftojë planeve për një paketë mbështetëse në tërë rajonin më vonë gjatë ditës së sotme.

“Do të kemi një kuptim më të mirë brenda disa ditësh ndërsa botojmë parashikimet tona në fillim të qershorit, por ka të ngjarë të mbetemi tek skenarët e mesëm dhe të rëndë.” tha Lagarde. BQE është e vendosur të azhurnojë parashikimet e saj zyrtare për rritjen dhe inflacionin javën e ardhshme, kur Këshilli Drejtues gjithashtu vendos për politikën që do të ndiqet.

Në mars, banka qendrore nisi një program të blerjes së pasurive prej 750 miliardë eurosh (822 miliardë dollarë), i cili mund të rritet në takimin e javës tjetër. Anëtarja e Bordit Ekzekutiv Isabel Schnabel tha në një intervistë me Financial Times se krijuesit e politikave janë të gatshëm të zgjerojnë ndonjë prej instrumentave në dispozicion nëse të dhënat tregojnë se ka nevojë për diçka të tillë. “Në lidhje me Programin e Blerjes së Urgjencës Pandemike, kjo ka të bëjë me madhësinë, por edhe përbërjen dhe kohëzgjatjen e programit.” tha ajo.

Leave A Reply

Your email address will not be published.