The news is by your side.

Koronavirusi në Itali ka mbërritur më herët nga se e kemi menduar!

Pandemia e koronavirusit po qarkullonte në Itali që nga Shtatori i vitit 2019, tregon një studim nga Instituti Kombëtar i Kancerit (INT) i qytetit italian të Milanos, duke sinjalizuar që Covid-19 mund të ishte përhapur përtej Kinës më herët sesa mendohej.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë me dije se Covid-19, sëmundja e frymëmarrjes që ajo shkakton, shenja të tilla ishin të panjohura para se shpërthimi i pandemisë të raportohej për herë të parë në Wuhan, në Kinën qendrore, në dhjetor.

Pacienti i parë i Italisë me Covid-19 u zbulua në 21 shkurt në një qytet të vogël afër Milanos, në rajonin verior të Lombardisë.

Por sipas studiuesve italianë, pas shumë hulumtimesh tregojnë se 11.6% e 959 vullnetarëve të shëndetshëm të regjistruar në një provë të shqyrtimit të kancerit të mushkërive midis shtatorit 2019 dhe marsit 2020, kishin shfaqur shenjat e koronavirusit shumë kohë më përpara muajit shkurt.

Një test tjetër specifik i antitrupave SARS-CoV-2 u krye nga Universiteti i Sienës për të njëjtin hulumtim të titulluar “Zbulimi i papritur i antitrupave SARS-CoV-2 në periudhën para-pandemike në Itali.”

Studiuesi zbuloi se katër raste të datuara në javën e parë të tetorit ishin gjithashtu pozitive për antitrupat që neutralizojnë virusin, që do të thotë se ishin të infektuar që në muajin shtator. Pra koronavirusi ka qarkulluar në Itali më herët nga se mendohej.

Leave A Reply

Your email address will not be published.