The news is by your side.

Kompania ByteDance, 7 mld dollarë të ardhura për 6 muajt e parë

Pronari i ByteDance të Kinës, aplikacionit të postimit të videove TikTok dhe një nga sipërmarrëst me vlerën më të madhe në botë, siguroi të ardhura rreth 7 miliardë dollarë, me një rezultat më të mirë nga sa pritej në gjysmën e parë të vitit, thanë burime të afërta më çështjen për Reuters.

ByteDance, e cila po shënonte humbje në gjysmën e parë të vitit, shënoi gjithashtu rritje në Qershor dhe ishte konfidente për të siguruar fitime në gjysmën e dytë të vitit, tha një nga njerëzit e brendshëm duke kërkuar që të mbetej anonim teksa kompania nuk ka bërë një njoftim publik.

Rritja e fuqishme ka sjellë që kompania e bazuar në Pekin të rrisë objektin e të ardhurave në 2019 në 120 miliardë juanë nga synimi i vitit të kaluar prej 100 miliardë juanësh, tha një person i dytë.

Shifrat e fitimeve për vitin e kaluar nuk ishin menjëherë të disponueshme. Sipas një agjencie lajmesh online, The Information, të ardhurat e ByteDance për të gjithë vitin 2018 ishin 7.2 miliardë dollarë. ByteDance refuzoi të komentonte.

Kompania 7 vjeçare, për të cilën burime të tjera thonë se vitin e kaluar vlerësohej 78 miliardë dollarë, gjithashtu zotëron agjencinë kineze të lajmeve Jinri Toutiao, që do të thotë “Editorialet e Sotshme,” si dhe një version të brendshëm të TikTok, të njohur si Douyin.

Shumica e të ardhurave të kompanisë gjenerohen në Kinë, tha personi i dytë i afërt me çështjen, duke shtuar se teksa Douyin gjeneron të ardhura nga reklamat, TikTok është ende në fazat e hershme të fitimit të parave.

Analistët e cilësojnë ByteDance një kërcënim të fortë ndaj firmave të tjera kineze në industrinë e teknologjisë, përfshirë gjigantin e medias sociale dhe lojrave Tencent dhe motorin e kërkimit lider Baidu. Në shkallë globale, aplikacionet e ByteDance kanë 1.5 miliardë përdorues aktivë mujorë dhe 700 milionë përdorues aktivë ditorë, tha kompania në muajin Korrik.

Muajin e kaluar hodhi në qarkullim një motor kërkimi të integruar brenda Toutiao, duke e vendosur në konkurencë të drejtëpërdrejtë me Baidu. Gjithashtu ka përvetësuar një ëebsite në gjuhën kineze të ngjashëm me Wikipedian, të quajtur Baike.com për të nxitur më shumë përmbajtjen.

Duke synuar të zgjerohet në tregje përtej Kinës, ByteDance kohët e fundit hodhi në treg aplikacionin e efiçiencës së punës Lark dhe po planifikon që të hedhë në treg një aplikacion për të dëgjuar muzikë me pagesë.

/ Burimi: CNBC

Shaqir Sulaj

Leave A Reply

Your email address will not be published.