The news is by your side.

Kolapsohet ekonomia! Të dhënat e tmerrshme të raporteve të fundit

Ekonomistët dhe investitorët përballen tashme me të dhëna ekonomike që sinjalizojnë një kolaps të vërtet këtë muaj. Por leximet e fundit të Indeksit të Blerjeve, i cili anketon drejtuesit e kompanive të sektorit privat, janë jashtëzakonisht të tmerrshme. PMI e Eurozonës, e cila gjurmon aktivitetin në sektorët e prodhimit dhe shërbimeve, arriti në 13.5 në prill, nga 29.7 në mars, leximi më i keq që nga fillimi i sondazhit në 1998. Kjo është një shenjë se ekonomia e Europës tashmë është kolapsuar pas mbylljes për të parandaluar përhapjen e Coronavirus që preku qytetarët nga Berlini në Paris dhe Amsterdam. Leximi më i ulët gjatë krizës financiare globale ishte 36.2 në shkurt 2009 dhe shifrat nën 50 tregojnë se aktiviteti është në tkurrje.

“Mirësevini në shtëpinë e tmerrit!” tha Claus Vistesen, shefi ekonomist i Eurozonës në Pantheon Makroekonomi, pasi u publikuan rezultatet. Të dhënat e PMI nga Mbretëria e Bashkuar dhe Japonia gjithashtu shfaqën rëniet më të këqija në prodhimin e biznesit. Të dhënat nga Shtetet e Bashkuara nga ana tjetër, do të publikohen më vonë gjatë ditës.

Por lajmi i keq nuk mbaron këtu! Koreja e Jugut, e cila u reagoi shpejt për të kontrolluar infeksionet Coronavirus, sapo pësoi kontraktimet e saj më të rënda që nga viti 2008 ndërsa pandemia goditi kërkesën konsumatore dhe eksportet. Tregtia gjithashtu pritet të mbetet nën presion ndërsa mbylljet në të gjithë botën vazhdojnë.

Nga ana tjetër, qeveria amerikane do të publikojë së shpejti të dhënat për numrin e njerëzve që paraqitën kërkesat për përfitimet e papunësisë javën e kaluar. Ekonomistët mesatarisht mendojnë se ka një shtesë prej 4.2 milionë njerëzish dhe mbi 22 milionë gjithësej që prej katër javëve më parë.

“Kërkesat janë ulur që prej disa ditësh kur u regjistrua piku, por numri është ende duke u rritur ndjeshëm.” thanë ekonomistët e Morgan Stanley. Ata parashikojnë që shkalla e papunësisë në SHBA të rritet mbi 15% në prill, më e larta ndonjëherë. Madje nëse situata vazhdon papunësia do ta tejkalojë atë rekord në maj, duke arritur në 16.4%, parashikon Morgan Stanley.

Leave A Reply

Your email address will not be published.