The news is by your side.

Klima ka shkaktuar 83% të katastrofave në dekadën e fundit

Mjafton të kujtojmë katastrofat e fundit natyrore si tërmetet dhe koronavirusi i padukshëm, që po përballemi në këtë kohë për të kuptuar ndryshimet.

Veprimet globale për të trajtuar ndryshimet klimatike aktualisht nuk po arrijnë të mbrojnë njerëzit që janë më në rrezik, deklaroi Kryqi i Kuq Ndërkombëtar në një raport, duke theksuar se gjatë dekadës së kaluar, 83% e katastrofave ishin shkaktuar nga moti ekstrem dhe ngjarjet e lidhura me klimën.

Një raport nga Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq tregon se vendet më të prekura nga katastrofat e lidhura me klimën marrin vetëm një pjesë të fondeve në dispozicion për adaptimin e ndryshimeve klimatike.

“Gjatë dekadës së kaluar, 83% e të gjitha fatkeqësive u shkaktuan nga moti ekstrem dhe ngjarjet e lidhura me klimën si përmbytjet, stuhitë dhe valët e nxehtësisë”, thuhet në raport.

Së bashku, këto katastrofa morën më shumë se 410 mijë jetë njerëzish dhe prekën një numër marramendës prej 1,7 miliardë persona.

“Ndryshimet klimatike nuk janë për të ardhmen. Sigurisht, gjërat mund të përkeqësohen në të ardhmen, por kjo tashmë ka ndodhur. Dhe ne mund ta shohim këtë nga statistikat. Ne po e përjetojmë këtë pothuajse çdo ditë”, deklaroi sekretari i Përgjithshëm i IFRC-së, Jagan Chapagain në një konferencë virtuale për media të OKB-së.

Sipas tij, përgjegjësia e parë është të mbrohen komunitetet që janë më të ekspozuarat dhe më të prekshmet ndaj rreziqeve klimatike.

Leave A Reply

Your email address will not be published.