The news is by your side.

Këstet e kredive, çfarë ndodh pas përfundimit të afatit?

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë pritet që të mblidhet përsëri këtë javë për të diskutuar dhe vendosur nëse do të ketë shtyrje tjetër të afatit të pagesës së kësteve të kredive. Kjo pasi të hënën e 31 majit përfundon edhe shtyrja fillestare tremujore e kësteve e cila u aplikua fillimisht në mars me një vendim nga Banka e Shqipërisë.

Asokohe institucioni doli me një urdhër të përbashkët të kryeministrit dhe guvernatorit Gent Sejko për të pezulluar pagesën e kredive për 3 muaj për individët dhe bizneset e prekura nga kriza, pasi u mendua se mbyllja e aktivitetit ekonomik dhe ndalimi i lëvizjes për të kufizuar përhapjen e Coronavirusit e bënte të  pamundur shlyerjen e pagesave. Sipas një deklarate të guvernatorit, shtyrja e këtyre tre muajve bënte që pagesat të arrinin deri në 2 miliardë euro më pak para në qarkullim në sektorin bankar.

Megjithatë në vazhdim, gjatë këtyre ditëv, me përfundimin e afatit pritet një tjetër udhëzim se si do të procedohet për muajt e ardhshëm. Në bazë të një deklarate të mëherëshme nga guvernatori, për shkak të krizës pritet një tjetër shtyrje për të gjithë ata sektorë biznesi që kosiderohen si më të prekurit nga kriza e pandemisë së Coronavirusit, si turizmi, prodhimi dhe fasonët, megjithatë vendimi zyrtar pritet në vazhdim.

Leave A Reply

Your email address will not be published.