The news is by your side.

Kërkohet mbyllja totale e Greqisë deri më…

Për të shmangur një tragjedi të mundshme, Greqia nuk duhet të rihapet të paktën deri në mars. Kështu është shprehur për mediat greke, Nikolaos Kapravelos drejtuesi i njësisë së Kujdesit Intensiv në spitalin “Papanikolaou”.

“Dje sërish kemi pasur 65-70 shtrime të reja…nga ana tjetër, edhe ata që largohen nga spitali duke ndjekur udhëzimet përkatëse janë në mëshirën e Zotit” – tha ai.

Mjeku u shpreh se frika e tij më e madhe është që nëse vendi hapet sërish, përhapja e virusit mund të dalë jashtë kontrollit.

Duke iu referuar asaj që çoi në këtë situatë, ai shpjegoi se “pavarësisht masave ekzistuese, të cilat natyrisht nuk kanë asnjë lidhje me bllokimin e parë, virusi vijon të përhapet edhe më shumë, ndërsa sistemi shëndetësor nuk është në situatën më të mirë të mundshme.”

Duke analizuar situatën, mjeku grek thekson që e mira do të ishte që vendi të rrijë i mbyllur të paktën deri në mars.

“Nuk mund ta përballojmë hapjen. Nëse kjo do të ndodhë do të kemi një tragjedi kombëtare, rastet do të jenë me mijëra. Me kushte të tilla përhapjeje, hapja do të thotë që ne lehtësojmë pikat e nxehta të mbi transmetimit, prandaj një valë e tretë do të jetë shumë më e fortë. Unë nuk jam duke folur për hapjen deri në mars .Nevojiten masa të rrepta kufizuese, dhe jo relaksim” – shtoi Kapravelos

Leave A Reply

Your email address will not be published.