The news is by your side.

KE vendos: 750 miliardë euro për të shpëtuar ekonominë!

Komisioni Europian ka zbuluar planet për një fond të rimëkëmbjes prej 750 miliardë eurosh (826.5 miliardë dollarë) pasi rajoni përballet me krizën më të rëndë ekonomike që nga vitet ’30. Ai do t’i marrë hua këto fonde dhe do t’i shpërndajë ato përmes buxhetit europian, shporta e zakonshme e parave të BE-së që mbështet programe të tilla si Erasmus dhe do të paguhen për një periudhë të gjatë kohore, midis 2028 dhe 2058.

750 miliardë eurot përfshijnë 500 miliardë euro grante dhe 250 miliardë euro kredi për vendet anëtare. Gjermania dhe Franca hapën dritën jeshile për lëshimin e borxhit të ndërsjellë të BE javën e kaluar, duke sugjeruar që Komisioni, krahu ekzekutiv i BE-së, duhet të mbledhë 500 miliardë euro në tregjet publike. Plani franko-gjerman sugjeronte të jepte të gjithë shumën 500 miliardë si grante jo si kredi për sektorët më të ndikuar nga kriza. Nisma u përshkrua si një “përparim” dhe një hap “historik” pasi Gjermania gjithnjë kishte kundërshtuar idenë e borxhit të lëshuar bashkërisht, madje edhe gjatë krizave të mëparshme.

Sidoqoftë, ekzistojnë ende katër vende europiane që akoma kundërshtojnë planin franko-gjerman dhe duan që BE të lëshojë më tepër kredi sesa grante, si një mënyrë për të zbutur rezultatet ekonomike nga kriza Covid-19. Austria, Hollanda, Suedia dhe Danimarka duan angazhime të forta të reformës ekonomike në këmbim të çdo ndihme financiare.

Propozimi i së mërkurës fillon një diskutim midis 27 vendeve anëtare të BE-së. Megjithatë drejtuesit do të takohen ndoshta përmes videokonferencave më 18 qershor me shpresën për të gjetur një konsensus mbi detajet e sakta të fondit të rimëkëmbjes. Parlamenti Europian, institucioni i vetëm i zgjedhur direkt i BE-së, gjithashtu do të duhet të aprovojë çdo ndihmë të re financiare.

Leave A Reply

Your email address will not be published.