The news is by your side.

Katër rrugët për t’u bërë milioner. Cila është më e lehta?

Përveçse nëse ke lindur në një familje të pasur, të ngresh një pasuri mund të jetë shumë e vështirë në varësi të rrugës që zgjidhni. Shumë njerëz i shohin multimilionerët dhe duan dëshpërimisht që të dinë se cili është sekreti i tyre? Si ia dolën deri atje? Çfarë duhet të bësh që të jesh një prej tyre?

Këto janë gjërat që unë doja të dija në vitin 2004, kur nisa studimin tim “Rich Habits”, në të cilin shpenzova pesë vite duke intervistuar dhe duke studiuar për aktivitetet ditore, zakonet dhe tiparet e 233 individëve të pasur. Të gjithë prej tyre kishin të paktën 160 mijë dollarë të ardhura neto vjetore dhe 3.2 milionë dollarë vlerë neto në asete.

Gjatë studimit tim, zbulova se ekzistojnë katër rrugë dominuese drejt akumulimit të pasurisë. Rruga e “Kursim-Investimeve” është më e lehta, ndërsa tre të tjerat përfshijnë më shumë rrezikshmëri.

1. Rruga e Kursim-Investimeve

Vetëm 22 % e milionerëve të marrë nën studim, zgjodhën rrugën e Kursim-Investimeve. Jo vetëm që është mënyra më e lehtë për të ndërtuar pasuri, por nëse fillon herët, pothuajse të garanton fitimin e shumë parave.

Grupi i Kursim-Investimeve e arriti milionin e tyre të parë në mes ose në fund të të tridhjetave dhe akumuluan një vlerë neto mesatare prej 3.3 milionë dollarësh në mesin e të pesëdhjetave.

Gjithashtu ata kishin katër të përbashkëta. Së pari, ata kishin të ardhura të shtresës së mesme. E dyta, kishin kosto të ulëta jetese dhe preferonin të kursenin në vend që ta ekzagjeronin me shpenzime. E treta, kursenin 20 % apo më shumë të të ardhurave të tye. Së fundmi, ata filluan t’i investojnë kursimet e tyre kur ishin ende të rinj dhe vazhduan ta bëjnë për shumë vite.

Nuk ka rëndësi se cila ishte puna e tyre ditore, ky grup e bëri kursimin dhe investimin pjesë e rutinës së tyre ditore, ata mendonin vazhdimisht mënyra të zgjuara se si të rrisin pasurinë e tyre. Mënyra e Kursim-Investimeve nuk është për këdo. Kërkon shumë disiplinë financiare dhe një angazhim afatgjatë.

2. Rruga e Ëndërrimtarit

Kjo mbase është rruga më e vështirë për të ndërtuar një pasuri sepse kërkon ndjekjen e një ëndrre, siç është të nisësh një biznes, të bëhesh një aktor i suksesshëm, muzikant apo autor.

Përafërsisht 28 % e individëve në studim ishin Ëndërrimtarë dhe ata akumuluan një vlerë mesatare neto prej 7.4 milionë dollarë, shumë më shumë se çdo grup tjetër, në një periudhë 12 vjeçare.

Të gjithë prej tyre më thanë se të ndiqnin ëndrrën e tyre ka qenë gjëja më shpërblyese që ata kanë bërë në jetën e tyre. Ata e donin atë që bënin për të siguruar jetesën dhe pasioni i tyre u konkretizua në llogaritë e tyre bankare.

Megjithatë, ata të cilët duan që ta ndjekin këtë rrugë, duhet të jenë të gatshëm të punojnë me orë të gjata dhe të jenë të aftë për të përballuar stresin financiar. Ëndërrimtarët sipas studimit punonin më shumë se 61 orë në javë përpara se të arrinin ëndrrën e tyre. Fundjavat dhe pushimet ishin inekzistente.

Për të siguruar financimet nuk ishte e lehtë. Në fillim, të marrësh pagesa të qëndrueshme ishte “pothuajse e pamundur” tha një nga Ëndërrimtarët. Ishte edhe më e vështirë për ata që kishin familje për të mbajtur. Për të financuar ëndrrat e tyre, disa vendosën të heqin dorë nga blerja e një shtëpie, ndërsa të tjerë shfrytëzuan kursimet e pensionit. Nëse nuk jeni të gatshëm të merrni rreziqe, mbase kjo rrugë nuk është për ju.

3.Rruga e Karrierës

Karrieristët janë individë që punojnë për një kompani të madhe dhe përkushtojnë të gjithë energjinë e tyre në ngjitjen e shkallëve të një korporate derisa ata fitojnë një rol të rëndësishëm ekzekutiv.

Kjo është rruga e dytë më e vështirë për t’u bërë një milioner dhe rreth 31 % e individëve të pasur që morën pjesë në studim ishin pjesë e këtij grupi. Atyre iu deshën mesatarisht 22 vite për të akumuluar një vlerë neto prej 3.4 milionë dollarësh apo më shumë. Në shumicën e rasteve pasuria e tyre vinte ose nga një kompensim me aksione ose një partneritet në ndarjen e fitimeve.

Të jeni prej Ëndërrimtarëve nevojiten aftësi të fuqishme në ndërtimin e marrëdhënieve. Të krijoni rrjetin tënd dhe të ndërtoni lidhje afatgjata me njerëz të pushtetshëm në industrinë tuaj është thelbësore.

Megjithatë, ashtu si Ëndërrimtarët, Karrieristët kanë gjithashtu orë të gjata pune. Ata të cilët u intervistuan vinin herët në zyrë dhe largoheshin vonë. Shumë prej tyre u kërkohej të udhëtonin shpesh dhe madje sakrifikonin shumë prej periudhës së pushimeve.

Përfitimi ëhstë një faktor i madh në përcaktimin e suksesit të një Karrieristi. Nëse kompania e tyre ka vështirësi financiare, koha dhe investimi i tyre aty mund të mos shpërblehet në shkallën që ata prisnin.

4. Rruga e Virtuozëve

Rreth 19 % e pjesëmarrësve në studim zgjodhën këtë rrugë. Virtuozët janë ndër më të mirët e profesionit të tyre. Ata paguhen me shifra të majme për dijen dhe ekspertizën e tyre, gjë e cila i diferencon nga konkurentët e tyre.

Virtuozëve iu deshën rreth 20 vite për të arritur një vlerë mesatare neto prej 4 milionë dollarësh. Disa punonin në fushën e mjekësisë, ndërsa të tjerë në drejtësi. Një grup i vogël prej tyre ose punonin për korporata të mëdha publike ose ishin pronarë biznesesh të vogla me një sipërmarrje me përfitueshmëri të lartë.

Sigurisht që Virtuozët nuk është e thënë domosdoshmërisht që kanë lindur natyralisht inteligjentë. Atyre u nevojiten shumë vite duke studiuar dhe mësuar vazhdimisht. Edukimi formal, siç është një diplomë e avancuar, është zakonisht një tregues i Virtuozëve.

Kjo do të thotë të investosh një sasi të stërmadhe parash dhe kohe, përpara se të shohësh ndonjë shpërblim. Jo kushdo ka aftësinë për t’i përkushtuar sasi të konsiderueshme orësh çdo ditë duke praktikuar aftësitë e tyre apo burimet financiare për të ndjekur studime të avancuara.

/ Burimi: CNBC

Shaqir Sulaj

Leave A Reply

Your email address will not be published.