The news is by your side.

Karantina për personat që udhëtojnë “nuk rekomandohet”

Agjencia shëndetësore e BE konfirmon se karantina për personat që udhëtojnë nuk është efektive.

Detyrimi i udhëtarëve ajrorë për t’u karantinuar “nuk rekomandohet” pasi nuk është një “masë efektive e shëndetit publik” -tha këtë të mërkurë agjencia shëndetësore e BE.

Udhëzimet e reja nga Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe Agjencia e Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Europian (EASA), theksuan se “prevalenca e SARS-CoV-2 tek udhëtarët vlerësohet të jetë më e ulët se prevalenca në përgjithësi e popullsisë ose midis kontakteve të rasteve të konfirmuara.”

Sipas udhëzimeve, prevalenca e COVID-19 midis udhëtarëve besohet të jetë në më pak se 1%. “Provat e disponueshme nuk mbështesin karantinën dhe testimin e udhëtarëve si një masë efektive e shëndetit publik e cila do të zvogëlojë ndjeshëm transmetimin e përgjithshëm në popullatën e përgjithshme.

“Në situatën aktuale epidemiologjike, karantina ose testimi sistematik për udhëtarët ajrorë SARS-CoV-2 nuk rekomandohet” -thuhet në deklaratë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.