The news is by your side.

Kaos në sistemin bankar kinez- për të tejlakuar situatën duhen më shumë se 1.5 trilionë $

Monedhat e tregjeve në zhvillim të Azisë po rrëshqasin dita-ditës ndërsa shpërthimi i Coronavirusit kërcënon të ngadalësojë ekonominë e rajonit. Rezervat e Azisë janë zgjeruar shumë që nga kriza financiare 1997-98 për të arritur aktualisht në më shumë se 5 trilion dollarë, sa 40% të totalit global. Shpesh të cituara si forca e rajonit në ekonominë globale, ato mund të dëshmojnë tashmë një vlerë të kufizuar në çdo krizë në të ardhmen.

Por duhet kuptuar se rezervat nuk janë fitime. Përveç pagesave neto për eksport, ato përfshijnë investime të huaja. Kina është mbajtësi më i madh i rezervave në botë, me 3.1 trilion dollarë deri në fund të janarit. Ndërsa kjo duket një shumë e konsiderueshme në termat e dollarit, ajo konsideron vetëm njërën anë të monedhës. Që nga viti 2009, rritja e aktiveve të këmbimit valutor të Kinës ka gjurmuar detyrimet e akumuluara të investimeve.

Bazuar në kriteret e Fondit Monetar Ndërkombëtar të përdorura për të llogaritur nivelin minimal të kërkuar të rezervave, për Kinën edhe nga FMN niveli llogaritet gati 3 trilion dollarë, afërsisht aq sa ka tani. Por me gjithë kaosin që po shkaktohet në vend nga Coronavirus dhe pezullimi i aktivitetit ekonomik prej shumë javësh tashmë, sistemi duket se është tronditur shumë. Disa analistë kanë sugjeruar që Kina mund të përdorë rezervat e saj për të rikapitalizuar sistemin bankar të goditet nga rënia ekonomike e imponuar si përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e virusit. Por ka një problem! Duke supozuar një nivel të borxheve të këqija të krahasueshme me atë të fundvitit 1990, humbjet dhe kërkesat për rikapitalizim do të thithnin rreth gjysmën ose më shumë nga rezervat totale të Kinës. Kjo do të linte rezervën e valutës vendase në minimumin e vet.

Përveç kësaj, rezervat mund të jenë të paqëndrueshme dhe të vështira për tu realizuar. Shumica janë në bono qeveritare dhe letra të tjera me vlerë, me cilësi të lartë, të shprehura në të ashtuquajturat monedha G3 – dollari amerikan, euro dhe jeni japoneze. Kjo do të thotë që qeveritë nuk mund t’i shesin ato pa një rënie në çmimin e aktiveve të tilla. Kjo do të shkaktonte humbje të mëdha tek investitorët aziatikë.

Kina ka ridrejtuar rezervat e saj në investime reale në ekonomi të përparuara dhe projekte strategjike. Sidoqoftë, këto nuk janë likuide dhe paraqesin rrezik. Investime të tilla janë gjithashtu të ekspozuara ndaj ndërhyrjeve të mundshme nga vendi pritës, veçanërisht gjatë konflikteve gjeopolitike ose tregtare. Por edhe modeli ekonomik që qëndron në themel të rezervave krijon një ndërvarësi komplekse financiare midis bankave qendrore aziatike dhe ekonomive të përparuara, të quajtur “përqafim fatal” nga i ndjeri Paul Volcker, ish kryetar i Rezervës Federale. Rezervat e këmbimit valutor përfaqësojnë përparime që i lejojnë vendit importues të blejë mallrat dhe shërbimet e eksportuesit me kredi. Tërheqja e mbështetjes do të rrezikojë të shkatërrojë vlerën e investimeve ekzistuese dhe të dëmtojë ekonominë reale të huamarrësve dhe kërkesën për eksport.

Që nga viti 2009, rritja e rezervave të vendeve në zhvillim është shumë e lidhur me rritjen e bilancit të bankave qendrore të ekonomive të përparuar, e cila nxitet nga lehtësimi sasior. Të tërhequr nga kthimet më të larta jashtë vendit, investitorët e zhvendosin kapitalin në tregjet në zhvillim, të cilat nga ana e tyre mbështesin kërkesën dhe aktivitetin ekonomik. Kjo është e dukshme në rritjen e besimit të shumë bizneseve të Amerikës së Veriut, Evropës dhe Japonisë. Ndaj me sa duket sistemi bankar në Kinë tashmë gjendet në një udhëkryq të madh.

Leave A Reply

Your email address will not be published.