The news is by your side.

Ja pse ndodhi rënia e çmimit të naftës!

Kjo javë filloi me lajmin se nafta kishte zbritur në vlera negative dhe fakti që tashmë fuçia shitej poshtë zero dollarëve tronditi tregjet globale. Por çfarë nënkupton ajo për industrinë?

Së pari, parashikimet në ekonomi janë shumë të pasakta, veçanërisht në naftën. Vetëm në verën e vitit 2018, analistë e parashikonin naftën në 200 dollarë për fuçi, apo edhe 400 dollarë për fuçi “brenda 12 deri në 18 muajve”. Po tani?! Nuk është se njerëzit që bëjnë këto parashikime nuk janë të zgjuar, përkundrazi. Por, edhe njerëzit e zgjuar mund të jenë tmerrësisht të gabuar kur bëhet fjalë për ndërveprimet e shumta midis miliarda njerëzve në planet. Kjo duhet mbajtur parasysh sa herë dëgjojmë parashikime të cilat ai që i thotë i quan “të pashmangshme”.

Dikur dëgjonim madje edhe pretendimesh se planeti po mbaron aq shumë naftë, sa çmimi i saj do të bëhet aq i kushtueshëm që askush të mos e blejë dot. Edhe pse në një mënyrë të çuditshme, është diçka e vërtetë. Nëse po flasim për depozitat e naftës ekonomikisht të qëndrueshme,naftë që ka kuptim të pompojë një çmim të caktuar, por sot ne kemi shumë pak rezervat të naftës ekonomikisht të qëndrueshme.

Kjo nuk është hera e parë kur diçka e dobishme tregtohet me çmime negative. Energjia elektrike përjeton periudha të çmimeve negative. Kur diçka është e shtrenjtë (ose e pamundur) për të ndaluar prodhimin dhe askush nuk po e blen, ose nuk ka ku të ruajë produktin tuaj, ju do të filloni t’u ofroni njerëzve para vetëm për t’i hequr ato nga inventari.

Ky është një shembull i asaj që ekonomistët e quajnë furnizim shumë “joelastik të çmimeve”, ose me fjalë të thjeshta: një situatë ku ndryshimet e mëdha në çmim çojnë në ndryshime të vogla në prodhim. Inelasticiteti i çmimit të furnizimit është arsyeja që parashikimet prej 200 dollarë ose 400 dollarë për naftë për fuçi nuk janë pa kuptim. Nëse të gjithë blejnë naftë dhe të gjitha puset pompojnë me kapacitet, ekziston shumë pak arsye që çmimi të ulet, sepse nuk mund të rrisni prodhimin. Sidoqoftë, kjo funksionon edhe në të kundërt. Nëse çmimi bie dhe ju jeni në biznesin e naftës, ju duhet të pomponi edhe më shumë për të marrë të njëjtën sasi parash si më parë.

Një tjetër burim i shkëlqyeshëm i konfuzionit për njerëzit është ngatërrimi i çmimit, kostos dhe vlerës. Tingëllojnë të ngjashme, por nuk janë ashtu. Cmimi është ajo për të cilën bien dakord një blerës dhe një shitës. Kostoja është ajo që dikush paguan për të prodhuar diçka. Vlera është ajo që një individ mendon se përfiton nga diçka që ia vlen. Zakonisht, çmimi që paguajmë për diçka është më i ulët se vlera e asaj që ne blejmë (përndryshe pse e blejmë?!). Për më tepër, çmimi me të cilin shesim diçka është zakonisht më shumë se kostot për ta bërë atë, përndryshe së shpejti do të jemi jashtë biznesit.

Nëse unë blej një ëmbsirë për 1 dollar, ne mund të supozojmë me siguri se unë e vlerësoj atë më shumë se 1 dollar dhe kushton më pak se 1 dollar për një dyqan për ta prodhuar. Por nuk do të thotë se ëmbëlsirat vlejnë objektivisht 1 dollar kudo dhe të gjithë duhet të paguajnë 1 dollarë për të. As nuk do të thotë se ajo ka 1 dollar përbërës ose punë në të. Ky ishte një shembull modest për të treguar si funksionon tregu.

Nxjerrja e naftës dhe tregtimi nën zero sot është me të njëjtën përbërje kimike si dje. Njerëzit që pompojnë naftë po punojnë po aq shumë sa dje. Kostoja e nxjerrjes së një fuçie dje ka shumë të ngjarë saktësisht e njëjtë si sot. Megjithatë, çmimi ra në bazë të asaj që bënë njerëzit (tregtarët). Quajeni këtë si veprim njerëzor.

Këto ligje vlejnë për naftën, ëmbëlsirat dhe për të gjitha mallrat apo shërbimet e tjera gjithashtu. Kjo është arsyeja pse pagat nuk përcaktohen gjithmonë nga kush ka më shumë grada ose kush harxhoi më shumë para për arsimin e tyre. Nëse një djalë i IT paguhet pesë herë më shumë se portier, kjo nuk do të thotë që djali i IT punon pesë herë më shumë, ka shpenzuar pesë herë më shumë në arsim, ose është sa pesë persona. Kjo do të thotë thjesht se dikush është i gatshëm të paguajë më shumë për shërbimet e një specialisti të IT dhe se ka më shumë njerëz të aftë për të bërë punën e portierit.

Megjithatë çmimet negative, sado alarmante, nuk do të zgjasin për një kohë të gjatë. Nëse kostot tejkalojnë çmimet, zakonisht firmat mbarojnë paratë dhe mbyllen, përveçse nëse dikush vazhdon t’i shtyjë ato me paratë e tyre ose të taksapaguesve. Ka të ngjarë që nëse çmimet e ulëta vazhdojnë, një numër i prodhuesve privatë thjesht do të falimentojnë. Kjo është më e ndërlikuar kur të gjitha shtetet nxjerrin naftë dhe varen nga të ardhurat e naftës për të financuar shpenzimet e tyre (p.sh. Rusia). Një pjesë e konsiderueshme e buxhetit federal të Rusisë vjen nga të ardhurat që rrjedhin nga nafta, kështu që nuk do të thotë se ndalimi i pompimit është një opsion, edhe nëse ju keqmenaxhoni gjërat aq keq sa që pompimi të ndalë (p.sh. Venezuela).

Sa kushton për të nxjerrë naftën është një faktor tjetër. Prodhuesit me kosto të ulët ekstraktimi mund të tolerojnë çmimin zero më gjatë se sa ato me kosto më të larta. E gjithë kjo do të thotë se çmimet negative nuk duhet të zgjasin shumë. Por, përsëri, kujtoni mësimin për parashikimet.
Por a do të bien çmimet e benzinës në zero? Jo detyrimisht. Edhe nëse gjithçka do të ishte thjesht e drejtuar nga kostoja, nafta e papërpunuar përbën rreth gjysmën e çmimit të gazit me pakicë. Pra, edhe nëse nafta e papërpunuar ishte zero dollarë për një kohë të gjatë, çmimet e benzinës nuk binin më shumë se gjysma për shkak të kostove të rafinimit, transportit, shitjes me pakicë dhe taksave. Ndaj edhe nëse nafta me zero dollarë do të vazhdonte, një politikan dinak do të dilte me një ide për të shtuar një taksë shtesë mbi të.

Duke folur për politikanët dinakë, nafta në Europë është më e shtrenjtë se sa në SHBA. Imagjinoni të paguani afërsisht 2,50 dollarë për gallon vetëm për taksën e akcizës, ose një shtesë 20% të taksës së vlerës së shtuar. Prandaj edhe nëse nafta e papërpunuar kushton zero dhe rafinimi dhe transportimi i tij kushton zero gjithashtu, do të kushtonte ende 3 dollarë për gallon në Europë.

Për ta përmbledhur, ligjet e ekonomisë nuk janë thyer. Veprimi njerëzor është akoma shtytësi i të gjitha fenomeneve ekonomike. Ligjet që vlejnë për naftën, vlejnë edhe për jetën tënde. Benzina nuk do të bjerë nën zero dollarë dhe nëse kjo do të ndodhte, politikanët do ta taksonin atë për të na “shpëtuar” nga çmimet e ulëta.

/ Foundation for Economic Education

Leave A Reply

Your email address will not be published.