The news is by your side.

Ish këshilltari i Trump: Të marrim masa ose përsëritet Depresioni i Madh

Mbyllja e ekonomisë amerikane për shkak të Coronavirusit mund të shkaktojë një përsëritje të Depresionit të Madh, tha të enjten ish këshilltari i ekonomisë i presidentit Trump Kevin Hassett. Paralajmërimi befasues nga një ish këshilltar i Shtëpisë së Bardhë vjen në kohën kur bankat e Wall Street thonë që Shtetet e Bashkuara do përballen me një kolaps historik të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe rritje të humbjeve të vendeve të punës.

Përhapja e shpejtë e ka sjellë ekonominë amerikane në një ngushtim të thellë. Kufizimet shëndetësore i kanë detyruar shitësit, kazinotë, restorantet dhe universitetet të mbyllen, ndërkohë që aeroportet janë të shkreta, autostradat dhe metrosat janë bosh dhe fabrika po mbyllin dyert gjithashtu.

“Ne do të kemi një Depresion të Madh, ndaj duhet të gjejmë një mënyrë për t’i bërë njerëzit të punojnë edhe pse kjo është e rrezikshme.” tha Hassett për CNN. “Nëse nuk e bëjmë, në një moment, ne nuk do të kemi më ekonomi.” shtoi ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.