The news is by your side.

Sikur të mos mjaftonte ekonomia, investitorët përballen edhe me krizën politike SHBA-Kinë

Pandemia e Coronavirusit mund të ketë arritur kulmin, por rezultati politik prej saj padyshim do zgjasë shumë më shumë sa sa virusi dhe investitorët po shqetësohen shumë lidhur me këtë fakt. “Situata e virusit tashmë arriti kulmin,” sipas Zhiwei Zhang, president dhe ekonomist kryesor i Pinpoint Asset Management. “Në përgjithësi, kriza shëndetësore gradualisht po përmirësohet. Gjithmonë ka shqetësime për një valë të dytë, por për sa kohë që publiku i gjerë si dhe qeveritë janë të vetëdijshëm për këtë rrezik, rreziku do të mund të përmbahet në njëfarë mase. Sidoqoftë, rreziqet politike dhe tensionet e tregtisë amerikane me Kinën duket se do të rritet dhe ky është ndoshta shqetësimi numër një në treg për investitorët.” shtoi ai.

Zhang theksoi se këto tensione ka të ngjarë të jenë vetëm në fazat e tyre të hershme, duke pritur të përshkallëzohen më vonë. Madje ato vijnë vetëm gjashtë muaj para zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së, që padyshim do të sjellin një tension të shtuar tek të dyja palët. “Tashmë kemi filluar të shohim disa shenja përshkallëzimi gjatë ditëve të fundit, sidomos pasi pala amerikane nge gishtin e akuzës direkte se virusi erdhi nga Kina, duke shtuar madje se ka edhe prova për këtë.” shtoi Zhang.

Këto tensione do të godasin tregun e monedhës dhe juan kinez mund të dobësohet edhe më tepër, sipas ekspertëve. Tregu është shumë i shqetësuar për mosmarrëveshjen aktuale SHBA-Kinë për origjinën e virusit, i cili u raportua për herë të parë nga qyteti kinez Wuhan në dhjetor të vitit të kaluar. Presidenti i SHBA Donald Trump ka deklaruar se beson se ishte “gabimi” i Kinës ai që shkaktoi pandeminë globale dhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha gjithashtu se “një sasi e konsiderueshme provash” sugjerojnë që virusi e kishte origjinën në një laborator në Wuhan. Kina nga ana tjetër ka hedhur poshtë shumë prej këtyre pretendimeve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.