The news is by your side.

Instagram merr masa të rrepta, bie ‘tregu i punës’ së influencuesve

Instagram, ka rënë dakord për masa ‘goditëse’ ndaj të ashtuquajturve influencues. Deklarata u bë e ditur nga Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve në Britani dhe vlen për reklamat e fshehta nëpërmjet fotove dhe videove.

Influencuesit me mijëra ndjekës mund të fitojnë tarifa të mëdha nga kompanitë për të promovuar një produkt në Instagram. “Kjo do ta bëjë shumë më të vështirë për njerëzit që të postojnë një reklamë në Instagram pa e etiketuar atë si të tillë” u shprehën përfaqësuesit e Autoritetit të Konkurrencës dhe Tregjeve në Britani.

Sipas vëzhguesve, një pjesë e madhe e influencuesve poston përmbajtje lidhur me biznese të ndryshme pa e bërë të qartë që është paguar apo ka marrë të tjera përfitime për të “influencuar” mbi një produkt.

Me marrjen e masave të reja, influencuesit do të duhet të konfirmojnë nëse janë duke bërë reklamë apo jo. Platforma e Instagram-it do të përdorë edhe teknologji specifike për të kuptuar nëse paketa e rregullores po zbatohet apo jo.

Vitin e kaluar, 16 personazhe publike kanë hequr postimet reklamuese në profilin e tyre të Instagramit pas gjurmimit nga autoriteti britanik. Facebook tha se kompania ishte e kënaqur që po punonte me CMA në përpjekjet e saj të vazhdueshme për të rritur transparencën kur njerëzit paguhen për të postuar një përmbajtje në Instagram.

Leave A Reply

Your email address will not be published.