The news is by your side.

Instagram ‘do të kalojë Twitterin si burim lajmesh’

Aplikacioni për ndarjen e fotografive Instagram do të kapërcejë Tëitterin si burim lajmesh, sugjeron studimi i Digital Neës Institute i 2020. Reuters zbuloi se përdorimi i Instagramit për lajme ishte dyfishuar që nga viti 2018.

Trendi është më i fortë tek të rinjtë. Raporti thotë  që gati një e katërta e 18-24-vjeçarëve në Mbretërinë e Bashkuar përdorën Instagramin si një burim lajmesh për koronavirusin. Por platformat e mediave sociale ishin gjithashtu ndër burimet më pak të besueshme.Vetëm 26% e njerëzve thanë se i besonin mediave sociale si një burim informacioni në lidhje me virusin. Një përqindje e ngjashme thanë se ata kishin besim në lajmet që ishin ndarë përmes aplikacioneve chat si Facebook Messenger dhe WhatsApp.

Burimi i lajmeve

Instagram tani përdoret nga më shumë se një e treta e të gjithë personave që iu përgjigjën sondazhit, dhe dy të tretat e moshave nën 25 vjeç. Dhe 11% e përdorin atë për lajme, duke e lënë atë vetëm një pikë pas Tëitter. “Instagrami u bë shumë i njohur me të rinjtë”, tha Nic Neëman, autori kryesor i raportit. “Ata vërtet reagojnë mirë në ljmet që tregohen thjesht dhe mirë me imazhe vizuale”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.