The news is by your side.

Industria europiane e makinave, humbjet më të thella në histori

Shitjet europiane të makinave ranë ndjeshëm në prill pasi bllokimet e Coronavirusit në rajon mbyllën fabrikat dhe sollën një ndalesë në prodhimin dhe shitje, siç treguan të dhënat e fundit të industrisë ditën e sotme. Regjistrimet e makinave të reja në BE ranë me 76.3% në prill, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, sipas të dhënave nga Shoqata Europiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA).

“Muaji i parë i plotë i kufizime të COVID-19 rezultoi në rënien më të fortë mujore të kërkesës së automjeteve që nga fillimi i regjistrave.” tha ACEA, duke shtuar se numri i makinave të reja të shitura ra nga 1.143.046 njësi në prill 2019 në 270.682 njësi muajin e kaluar .

Secila nga 27 tregjet e BE-së regjistroi rënie dyshifrore në prill, por Italia dhe Spanja panë humbjet më të mëdha, me regjistrimet e makinave me 97.6% dhe 96.5% përkatësisht. Në Gjermani, shitjet ranë me 61.1% dhe Franca pati një tkurrje 88.8% në prill, sipas shoqatës. Për krahasim, në SHBA shitjet e makinave ranë 97.3%.

Shitjet e makinave të reja në BE kishin parë tashmë një rënie dramatike prej 55% në mars, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, si rezultat i shpërthimit të Covid-19. Në mes të marsit, shumica e vendeve europiane vendosën bllokime të rrepta, duke lënë pjesën më të madhe të tregtarëve europianë të mbyllur gjatë gjysmës së dytë të marsit.

Ekonomia e Gjermanisë është veçanërisht e varur nga industrinë e saj të automjeteve dhe eksportet e automjeteve si dhe shitjet e makinave ishin ndër bizneset e para që u lejuan të rihapeshin më 20 prill nën masa të rrepta të distancimit shoqëror dhe higjenës. Drejtuesit e fabrikave të automjeteve në Gjermani janë përpjekur të bindin kancelaren Angela Merkel për të prezantuar masa mbështetëse për industrinë e makinave në vend, e dëmtuar vitet e fundit nën presionin për t’u bërë më ekologjikë, në përputhje me objektivat e klimës. Deri më tani administrata e Merkel është shfaqur e gatshme t’i japë sektorit të makinave një paketë specifike të masave të ndihmës, një industrie që punëson mbi 800,000 njerëz, sipas të dhënave nga Shoqata gjermane e industrisë së automjeteve (VDA).

Leave A Reply

Your email address will not be published.