The news is by your side.

Gjermania po shkon drejt një recensioni apo po kthehet në normalitet

Nëntë vite pas ekzistencës në stratosferë ekonomia gjermane po rikthehet në tokë me goditje shok. Vitin e shkuar ajo thuajse arrite në recension ku në tremujorin e tretë ekonomia ra në 0.2 % dhe në atë të katërt mbeti pezull. Rritja ekonomike në 2018 ishte 1.7% nga 2.2% në 2017.

Ekonomia gjermane është jashtë zakonisht e lidhur me ekonominë globale dhe ka qenë përfituesja kryesore e liberalizmit ekonomik. Eksportet kontribuojnë 50% të gjithë Gdp se Gjermanisë. Por lufta tregtare Kinë SHBA dhe problemet e tjera me politikat populiste kanë bere që shkëmbimet tregtare të jenë në ngadalësim. Në dhjetor kërkesat e reja në fabrika ranë dhe po ashtu shitjet me pakicë ranë në minimumin e tyre në 11 vitet e fundit. Gjithashtu indeksi I klimës së biznesit ra nga 101 pikë në 99.1 pikë gjatë muajit të shkuar.
Por nga ana tjetër ka dy realitete në ekonominë gjermane. Teksa firmat që janë të specializuara në eksporte po e ndjejnë vështirësitë ato që merren me tregun e brendshëm gjerman kanë rritje. Firmat mittlestand që janë kryesoret në ekonominë gjermane kane 65% mbeshtetje të pohimit se gjërat janë mirë sipas një sondazhi të Ernst and young. KY është dhe niveli më i lartë që nga viti 2004. Një e treta e këtyre firmave donin të zgjeroheshin dhe 39% e tyre donin të merrnin me shumë njerëz në punë. Por pasiguritë në kontinentin Europian janë prezente dhe nëse Anglia largohet pa një marrëveshje me shumë se 15.000 vende pune në industrinë e makinave janë direkte të lidhura me tregun britanik. Nga ana tjetër Banka Qendrore Europiane tha se parashikimet e saj për vitin e ardhshëm janë në rënie për të gjitha vendet. Po ashtu në rast se Trump vendos tarifa për makinat Europiane atëherë gjërat do të përkeqësohen shumë shpejt në Gjermani pasi do ndikonte me 0.16% në PBB-në gjermane.
Por Gjermania ka financa të shëndosha. Teksa ekonomia është në rritje shteti gjerman ka patur gjithnjë suficit buxhetor ku vitin e kaluar arriti 59.2 miliard euro ose 1.7% e PBB-se. Por teksa ekonomia ngadalësohet dhe të ardhurat buxhetore do të bien dhe për këtë arsye taksat do të rriten në të ardhmen e parashikimet janë më mbi 27 miliard euro në katër vitet e ardhshme. Kjo vjen në një kohë kur qeveria ka premtuar rritje të shpenzimeve për edukim dhe mbrojtje. Nga ana tjetër për të ruajtur konkurueshmerine globale Gjermania do të duhet të ulë taksat për korporatat.
Financial Times pyet nëse Gjermania po shkon drejt një recensioni apo po kthehet në normalitet.

Leave A Reply

Your email address will not be published.