The news is by your side.

Gjermania ka probleme më të mëdha sesa largimi nga Kupa e Botës.

  • Pasiguri Politike
  • Probleme me industrinë e makinave
  • Drejtori i Audit në burg
  • Deutsche Bank ka humbur 43% tw vlerës këtë vit
  • Skuadra Kombetare jashte Kupës së Botës në raundin e parë, për herë të parë që nga viti 1938.

Le ta quajmë verën e prishur të Gjermanisë.

Ndërsa gjermanëve u pëlqen ti kujtojnë pjesën tjetër të botës se ata bëjnë makina të mira, luajnë futboll të mirë, kanë qeveri të qëndrueshme dhe posedojnë bankë solide me reputacion global – këto të vërteta të pranuara gjërësisht kanë filluar të zbehen.

Kancelarja Angela Merkel, bastioni i stabilitetit evropian, po lufton një rebelim në rritje në qeverinë e saj; industria e automjeteve-dikur krenaria e Gjermanisë po shkon nga njëri skandal në tjetrin; Deutsche Bank AG po zvarritet në një guaskë të ish-vetes së saj. Dhe përfundimi ishte disfata e turpshme e skuadrës kombëtare të futbollit të mërkurën, kur Gjermania doli jashtë Kupës së Botës në raundin e parë, për herë të parë që nga viti 1938.

Humbja ishte një ngjarje e një rëndësie të tillë kombëtare, saqë edhe kancelarja Merkel ndihej e detyruar të shprehej se: “Sinqerisht, ne të gjithë jemi shumë të trishtuar,” Tani e ardhmja e trajnerit gjerman të futbollit Joachim ‘Jogi’ Loeë, i cili ka udhëhequr skuadrën për gati 12 vjet, po vihet në pikëpyetje.

Merkel, e cila është në detyrë për një vit më shumë se Loeë, gjithashtu përballet me një të ardhme të pasigurt – vetëm tre muaj pasi ajo kaloi së bashku një koalicion të ri për mandatin e saj të katërt. Aleatët bavarezë po kërcënojnë stabilitetin e qeverisë me zotimet për të vepruar në mënyrë të njëanshme mbi emigrantët që përpiqen të hyjnë në vend nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen e gjerë të Bashkimit Evropian në këtë çështje në një takim që fillon të enjten.

Po ashtu s’ka një javë që kalon pa zbulime të reja në lidhje me skandalin e mashtrimit të karburantit që fillimisht preku Volksëagen AG në vitin 2015. Drejtori i Përgjithshëm i Audi u arrestua javën e kaluar, i akuzuar nga prokurorët se kishte provuar të prishte provat në hetim. Rryma e vazhdueshme e lajmeve të këqija bëri që organizatori i çmimeve më prestigjioze automobilistike të vendit të anulojë mbrëmjen gala javën e kaluar, duke thënë se nuk kishte arsye për të festuar.

Po ashtu negative ka qënë kërcënimi i presidentit Donald Trump për të vendosur tarifa të larta mbi automjetet e importuara nga Daimler në SHBA. Kjo e fundit sponsorizon ekipin gjerman të futbollit, u detyrua të rishikojë në mënyrë dramatike parashikimin e saj të fitimit për këtë vit, duke thënë se eksportet e saj po dëmtohen në një luftë globale tregtare.

“Na vjen keq për humbjen e ekipit dhe tifozëve gjermanë”, tha një zëdhënëse e Daimler. Mercedes kishte ndërtuar një makineri të madhe marketingu mbi skuadrën kombëtare dhe kupën e botës, duke besuar në perspektivën e një titulli të pestë të kupës botërore dhe duke paraqitur lojtarët dhe trajnerin e tyre si yje të rokut.

Dhe pastaj këtyre lajmeve vjen dhe Deutsche Bank. Çdo ditë, një tjetër largim i një bankieri kryesor bëhet lajm pasi huadhënësi më i madh i Gjermanisë po përpiqet të ruajë mijëra vende pune duke dashur ti kthehet fitimit. Banka është performuesi më i keq në indeksin bazë të Gjermanisë këtë vit, duke humbur 43 përqind të vlerës së tij që nga fillimi i vitit 2018.

Leave A Reply

Your email address will not be published.