The news is by your side.

Freelance dominon tregun- paguhen më shumë se 70% e punonjësve

Rreth 57 milionë amerikanë punojnë në ekonominë freelance. Ky term i referohet personave të vetëpunësuar, po që punojnë në mënyrë të pavarur në marrëdhënie të përkohëshme pune, ose projekte me kompani apo firma të caktuara, pa pasur një kontratë për angazhime afatgjata. Nga këta 57 milionë shumica, 51% e tyre thonë se aktualisht paguhen shumë kënaqshëm dhe asnjë sasi parash nuk do t’i tërhiqte ata të angazhoheshin në një punë tradicionale. Këto rezultatet janë publikuar nga një studim i fundit i Upwork dhe Freelancer. Sipas të anketuarve, arsyet kryesore rreth zgjedhjes së tyre ishin fleksibiliteti dhe aftësia për të punuar dhe jetuar kudo që ata zgjedhin.

Studimi “Freelancing në Amerikë” për vitin 2019,  kryer nga Edelman Intelligence, anketoi më shumë se 6.000 punëtorë amerikanë mbi moshën 18 vjeç. Prej tyre, 2.117 ishin freelancer dhe 3,884 ishin në një marrëdhënie pune afatgjatë.

Me gati 1 trilion dollarë, ose pothuajse 5% të GDP-së së SHBA-së, të ardhurat nga freelance kontribuojnë në ekonomi më shumë sesa industri të tilla si ndërtimi apo transporti dhe është në të njëjtën masë me sektorin e informacionit. Ndër gjetjet e studimit ishte gjithashtu një tjetër fakt interesant. Punonjësit freelancer kanë një normë mesatare page prej 20 dollarë në orë, në një kohë kur pagesa mesatare në tregjet amerikane varion aktualisht rreth 18,80 dollarë. Megjithatë, në përgjithësi, punonjësit freelance më të aftë dhe profesionalë mund të paguhen edhe me një normë prej 28 dollarësh në orë, duke fituar më shumë se 70% të punëtorëve në tregun e Shteteve të Bashkuara.

Që nga viti 2014, 4 milion punëtorë shtesë janë bashkuar në ekonominë freelance, e cila tani përfaqëson 35% të forcës punëtore të SHBA-së. Madje, sa më i ri është punëtori, aq më shumë të ngjarë ka që punojë si freelancer. të pavarur. Gjithashtu nga studimi rezulton se, 60% e punonjësve freelancer thane se filluan këtë mënyrë të punuari me dëshirë të plotë, krahësuar me 53% që vlera rezultonte në 2014-ën. Madje këta punonjës janë shprehur se arsyeja e kësaj zgjedhjeje lidhet pikërisht me pavarësinë që iu ofron, më tepër se sa me përpjekjet për të siguruar të ardhura dhe fituar para.

“Me një forcim të tregut të punës, ne do të shohim gjithnjë e më shumë njerëz të punojnë si freelancer.” tha Adam Ozimek, kryekonomisti Upwork. “Ekonomia më e fortë ofron më shumë mundësi dhe si rezultat, më shumë njerëz po e shohin pavarësinë si një zgjedhje afatgjatë.” shtoi ai.

Por Caitlin Pearce, shefe ekzekutive e Unionit të Freelancers, thotë se megjithëse më shumë se 1 në 3 amerikanë aktualisht janë punonjës freelancer, kjo forcë punëtore vazhdon të përballet me sfida të rëndësishme, si sigurimet shoqërore, qasja në kujdesin shëndetësor, pagesa në kohë, në mënyrë të drejtë, etj.

“Meqenëse profesionistët freelancer janë 18% më aktivë se popullata e përgjithshme, politikëbërësit këshillohen të dëgjojnë zërat e tyre përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm.” shprehet ajo.

/ Burimi: CNBC

Gliqeri Riza

Leave A Reply

Your email address will not be published.