The news is by your side.

FMN: Sektori bankar nuk rimëkëmbet deri në 2025-ën!

Në një raport të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar lidhur me Stabilitetin Financiar Global, FMN  ka vlerësuar se bankat në nëntë ekonomitë më të zhvilluara botërore do të duhet të luftojnë shumë për gjenerimin e fitimeve gjatë pesë viteve të ardhshme, pasi pandemia jo vetëm ka goditur globalisht ekonominë, por do të zgjasë edhe periudhën e normave të ulëta të interesit. Si rezultat, sektori bankar global do të mbetet nën presion deri në vitin 2025. Madje edhe kur ekonomia globale të fillojë të rikuperohet nga kriza e shkaktuar prej pandemisë Coronavirus, ende nuk dihet nëse sektori do arrijë të rimëkëmbet shpejt dhe në kohë, siç bën me dije FMN.

“Presionet thelbësore mbi përfitimet ka të ngjarë të vazhdojnë në planin afatmesëm dhe afatgjatë, madje edhe kur ekonomia globale të rikuperohet nga tronditja aktuale.” thuhet ndër të tjera në raportin global të stabilitetit. Kjo për shkak se FMN beson se rënia ekonomike aktuale do t’i vendosë bankat në një “test rezistence” teksa përballen me humbje krediti dhe marzh më të ulëta fitimi për shkak të normave të ulëta të interesit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.