The news is by your side.

FMN: Për vendet e Ballkanit, recesioni edhe më i thellë se parashikimet

Së fundi, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka njoftuar një tjetër vlerësim lidhur me vendet e Ballkanit dhe ecurinë e tyre ekonomike tashmë pas pasojave të thella të krizës Coronavirus. FMN ka bërë me dije se rënia ekonomike e vendeve të Ballkanit do të jetë më e lartë se vlerësimet respektive të secilës qeveri publikuar në projeksionet e muajit prill. Kjo është theksuar nga përfaqësuesi për Europën, Jan Kees Martijn, në një intervistë të fundit, botuar edhe në faqen zyrtare të FMN. Atje gjithashtu theksohet se tkurrja e aktivitetit ekonomik për shkak të izolimit dhe kufizimit të lëvizjes do të ndiqet nga një rimëkëmbje graduale dhe jo e plotë në vitet që do të pasojnë.

Fondi gjithashtu bën me dije se paketat financiare për të zbutur impaktin e krizës në të gjitha vendet e rajonit, janë më të ulëta se ato të të gjitha ekonomive të zhvilluara europiane. Ndaj duke mos pasur shumë hapësirë fiskale për paketa më të mëdha, për vendet e Balllkanit hapja e aktivitetit ekonomik është padyshim rruga drejt kapërcimit të krizës. Por nga ana tjetër, sipas Fondit kjo hapje duhet të jetë graduale dhe e kujdesshme në mënyrë që të eleminohet rreziku i rikthimit të virusit.

Përveç kësaj, Fondi Monetar ka rekomanduar që të gjitha vendet, të cilat kanë rritur borxhin public si pasojë e krizës aktuale, si Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, duhet të ndërmarrin politika strikte në uljen e tij. Për këtë arsye, institucioni ka shprehur gatishmërinë për të dhënë asistencën e tij në politikat e duhura që duhen ndërmarrë për uljen e borxhit dhe rimëkëmbjen ekonomike të vendeve.  

 “Ndikimi i plotë i krizës mbetet shumë i paqartë. Vlerësimet për rritjen ekonomike të bëra gjatë kohës së aktivizimit të Instrumentit të Financimit të Shpejtë, do të mbeten njësoj edhe në gjysmën tjetër të këtij viti, por duket se impakti i Covid-19 në rritjen ekonomike do të jetë më i rëndë sesa e menduam në prill.

Rreziku nënvizon rëndësinë e një rihapjeje ekonomike më të kujdesshme për të shmangur një rikthim të virusit. Në çdo rast, mbështetja fiskale për qytetarët dhe bizneset e prekura nga kriza e pandemisë duhet të jetë e targetuar, e përkohshme dhe transparente.” ka deklaruar Jan Kees Martijn.

Leave A Reply

Your email address will not be published.