The news is by your side.

Europa lehtëson kufizimet. Tashmë sytë nga ekonomia

Spanja dhe Franca, dy nga vendet më të goditura nga Coronavirusi, po përcaktojnë planet për të lehtësuar bllokimet, ndërsa Europa lëviz gjithashtu drejt hapjes së ekonomive, pavarësisht shqetësimeve se hapa të tillë mund të nxisin një valë të dytë infektimesh. Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez planifikon të shpallë lehtësimin e masave pas mbledhjes javore të kabinetit të martën dhe Kryeministri i Francës Edouard Philippe do t’i paraqesë projektin e qeverisë Asamblesë Kombëtare.

Italia, epiqendra origjinale e shpërthimit në kontinent, së shpejti do t’i lejojë njerëzit të dalin nga shtëpitë e tyre për herë të parë që pas izolimit, duke u bashkuar me vendet e tjera përfshirë Gjermaninë, Austrinë dhe Holandën në kufizime më pak strikte. Të hënën Zvicra lejoi një mori shitësish me pakicë si dhe studiot e tatuazheve të hapnin dyert dhe zviceranët u dyndën në dyqanet e kopshtarisë për të kapur mbjelljet e pranverës.

Udhëheqësit europianë janë të etur për të rifilluar ekonomitë pasi masat e bllokimit mbyllën fabrikat, ndaluan udhëtimet dhe mbajtën miliona njerëz të mbyllur në shtëpi. Pasojat janë duke nxitur bisedimet për përpjekjet e rimëkëmbjes në shkallën e rindërtimit të përbashkët si pas Luftës së Dytë Botërore. Por pas më shumë se 110,000 vdekjeve në kontinent, krijuesit e politikave janë të kujdesshëm ndaj vendimeve që mund t’i shohin ata duke rrezikuar jetën, duke iu siguruar njerëzve punë.

Kabineti spanjoll po shqyrton një plan për të filluar heqjen e bllokimit, pasi qeveria lehtësoi kufizimet për fëmijët gjatë fundjavës dhe tha që të rriturit do të lejohen të ushtrojnë daljet dhe aktivitetet që nga 3 maji. Administrata ka thënë që disa rajone mund të rihapen madje para të tjerave.

Në Francë, të gjithë transmetuesit po zëvendësojnë programet normale me edicione speciale për të mbuluar prezantimin e shumëpritur të Philippe në 3 p.m. në Paris. Plani për një lehtësim gradual të kufizimeve aktuale nga 11 maji po përshtatet deri në minutën e fundit. Ai do të përqendrohet në gjashtë fusha, përfshirë transportin publik dhe shkollat, sipas zyrës së tij, e cila ka qenë e ngarkuar me zbardhjen e çdo detaji.

Dy muaj pasi vendi regjistroi rastin e tij të prekur edhe kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis ka vendosur t’u thotë qytetarëve se ka ardhur koha për të filluar heqjen dorë nga masat e kufizimit. Faza e parë e lehtësimit do të fillojë në 4 maj me rihapjen e dyqaneve dhe parukerive. Disa shkolla do të fillojnë të funksionojnë në mes të majit dhe udhëtimi midis rajoneve do të lejohet në bazë graduale.

Austria, një nga vendet e para europiane që qetëson rregullat e kontrollit, do të heqë më shumë kufizime në jetën publike pasi nivelet e infeksionit mbeten të ulëta, tha Ministri i Shëndetësisë Rudolf Anschober. Njerëzit do të jenë përsëri të lirë të dalin nga shtëpitë e tyre dhe të takohen në publik sa herë që dëshirojnë, në vend që të sigurojnë një arsye specifike për ta bërë këtë, u tha Anschober gazetarëve në Vjenë. Sidoqoftë, austriakët do të duhet të mbajnë të paktën 1 metër distancë larg njëri-tjetrit, të veshin maska ​​për fytyrën në dyqane dhe transport publik dhe mbledhjet do të vazhdojnë të jenë të kufizuara në jo më shumë se 10 persona.

Hapat vijnë pasi rastet e reja janë më të ulta. Spanja regjistroi një rënie të numrit të infeksioneve dhe vdekjeve të reja dhe rritja e përditshme në Gjermani e rasteve ra nën 1000 për herë të parë në më shumë se pesë javë. Italia raportoi 1.739 infeksione, numri i saj i ulët ditor në shtatë javë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.