The news is by your side.

Europa i rikthehet jetës. Rifillon aktiviteti në shumicën e vendeve

Që pas përhapjes së shpejtë të Coronavirus në Europë dhe më pas edhe masave për kontrollin e përhapjes, aktiviteti ekonomik u mbyll dhe njerëzit, të detyruar të qëndrojnë në shtëpi, kufizuan ndjeshëm lëvizjet. Por pas rreth 2 muajsh masa të ashpra bllokuese për frenimin e përhapjes së Coronavirusit, qytetarët e shteteve europiane nisën të lëvizin lirisht nëpër qytetet e tyre, tashmë që masat filluan të lehtësohen.

Qytetarët, automjetet dhe transporti publik u rikthyen në rrugët e shkretuara prej disa javësh, teksa pjesa më e madhe e bizneseve janë rihapur dhe i janë rikthyer aktivitetit. Në Madrid u rihapën kategori të ndryshme dyqanesh, por për shkak se Spanja ishte një prej epiqendrave europiane të Covid-19, ende masat e sigurisë janë strikte, ku duhen përdorur xhama plastikë për ruajtjen e distancës mes klientëve, ndërsa tavolinat e bareve dhe restoranteve duhet të ruajnë distanca deri në 3 metra nga njëra-tjetra.

Pjesa më e madhe e qytetarëve u rikthyen në punë edhe në Francë, ku u lejua hapja e shumë bizneseve mes të cilëve edhe parukeritë dhe sallonet e bukurisë. Ndërkohë që, për të ruajtur distancën sociale, qytetarët u lejuan të ulen vetëm në vende të përcaktuara në mjetet e transportit publik.
Nga ana tjetë, nën masa rigoroze të distancimit social, rifilluan jetën edhe qytetarët italianë në disa prej qyteteve më të prekura të vendit. Ata u rikthyen në punë, lejohen të dalin dhe të kryejnë blerje dhe aktivitete, në parqe, tregje të hapura e qendra tregtare.

Me fillimin e javës, shkollat u hapën në Zvicër e Danimarkë, ndërkohë që duket se Britania e Madhe është ndër të paktat shtetet ku masat nuk kanë filluar lehtësimin masiv. kryeministri Boris Xhonson ka publikuar planin për rikthimin gradual në punë të pjesës më të madhe të punonjësve britanikë, po edhe ata duke ndjekur një sërë masash strikte sigurie.

Leave A Reply

Your email address will not be published.