The news is by your side.

Elita politike shqiptare mbi shtetin e mbi ekonominë

Në vitin 2014 në krye të “Fondacionit për Liri Ekonomike” në bashkëpunim me Universitetin Europian të Tiranës nisëm ciklin e debateve publike për rrymën ideologjike që do të karakterizonte pushtetin e ri. Konfernca e parë u zhvillura nën titullin “Rikthimi i Etatizmit” dhe me pjesëmarrje të Barbara Kolm një ndër ndërmjetëset më të rëndëishme liberale në Europë dhe me financim amerikan. Tema ishte e thjeshtë dhe përshkruese e sjelljes së pushtetarëve të rinj. Duke filluar nga rritja e taksave mbi punën dhe kapitalin deri te dëshira e centralizimit të vendimarrjes dhe imponimin e rregullit dhe estetikës nga pushteti qëndror kudo në Shqipëri shihej qartazi se shteti do të ishte aktor gjithnjë e më i rëndësishëm në jetën ekonomike të vendit. Në pamje të parë shumë qytetarë e pranuan rolin rregullator të shtetit sepse mirëqënia ekonomike e krijuar në vitet 2002-2012 ia mundësoi këtë luks vendit. Por sic e kemi parashikuar këtu e shtatë vite më parë roli më i madh i shtetit do të sillte devijanca në sjelljen e ekonomisë dhe në vend që të rritej ekonomia e të ulej varfëria ndodhi krejstësisht e kundërta. Përse?

Një shtet i fortë nuk është detyrimisht një gjë e keqe në rast se kemi disa faktorë të tjerë institucional që e kufizojnë. Shteti nuk është armik i tregut të lirë por një shtet në duar të pushtetarëve të fuqishëm e pa kufizime institucionale shndërrohet në një aktor të anshëm në ekonomi e kryesisht con në korrupsion. Për shembull në vendet Skandinave qytetarët janë të gatshëm ti ofrojnë shtetit më shumë pushtet për cështje të tilla si shëndetësia dhe mirëqënia sociale pasi dinë që pushtetarët janë të dobët politikisht për të devijuar vullnetin  e tyre. Doëbësia institucionale e politikës dhe elitës ekonomike për të qenë e korruptuar e bën publikun të gatshëm e me vullnet të lirë të japë më shumë pushtet nëpërmjet taksave, rregullave e ndërhyrjeve shtetërore në emër të të mirës publike. Në rast se ata nuk e mbajnë premtimin atëherë si gjykatat ashtu dhe mekanizamt e tjerë demokratik si vota e lirë i ndëshkon ata lehtësisht. Por sipas studimit të Daron Acemoglu “Ekonomia dhe Politika në shtete të dobëta dhe të forta” një pushtet ekonomik i dhënë elitave politike të forta con detyrimisht në dobësim të shtetit. Teksa elitat fuqëzohen në emër të shtetit nëpërmjet sjelljes korruptive ato e tejkalojnë shtetin si përfaqësim i interesit publik dhe shndërrohen në “institucione të pavarura” mbi institucionet shtetërore dhe imponojnë vullnetin e tyre mbi publikun dhe grupet e interesit ekonomik.

Ky është etatizimi shqiptar i shndërruar në “elitizëm” ekonomik ku pushteti politik i përvetësuar nëpërmjet zgjedhjeve shndërrohet në instrument mitmarrës për tu vetpasuruar në emër të të mirës publike. Kështu shpjegohen koncensionet, rregullat e reja administrative, apo dhe rritja e taksave. Këto politika cojnë statistikisht dhe në rritje ekonomike përfitimet e së cilës janë përjashtuese për shumicën e publikut dhe mbeten ekskluzive për “elitën politike” e cila fuqizohet aq shumë sa bëhet dhe më e rendëishme sa vetë shteti që përfaqëojnë. Korrupsioni si instrument fuqëzimi vetjak ekonomik të politikanëve nuk është shterrues i sjelljes së politikanëve tanë. Korrupsioni është përtej pasurimit bazik financiar të disa personave pasi korrupsion në shtete me elita politike të forta është instrument direkt fuqëzimi të mëtejshëm politik. Këto rregulla të shtuara e të marra nga elita jonë politike nuk janë instrumenta të fuqëzimit të shtetit por krejtësisht e kundërta. Me më shumë rregulla e me më shumë pushtet policor këto “elita politike” avancojnë gjithnjë e më shumë interesat e tyre të cilat janë të vecuara nga interesat shtetërore. Institucionet shtetërore janë instrumenta në duar të kësaj elite politike e cila ka axhendë personale fuqëzimi të mëtejshëm politik duke përdorur fuqizimin ekonomik si instrument fitimtar. Tashmë është vonë. Kjo skemë e fuqëzimit të elitave politike ka bërë tashmë që ato të qëndrojnë mbi institucionet e shtetit e për rrjedhojë të jenë imun nga kufizimet institucionale që ne do të dëshironim. Shtete lindore apo të vendeve arabe kanë sjellje të ngjashme. Shih Libinë që pavarsisht rrënimit ekonomik të dy viteve të fundit, të varfërisë në rritje e të korrupsionit të lartë, të protestave të vazhdueshme popullore nuk mundi të hiqte elitat e saj politike. U desh një shpërthim thuajse bërthamor ku një në pesë shtëpi u bënë të pabanueshme në kryeqytet që qeveria të dëgjonjte qytetarët e të dorëzonte pushtetin e saj politik. Shqipëria ashtu sikundër shumë shtete të tjera me karakteristika të ngjashme shfaq të njëjtat karakteristika të një shteti të gjunjëzuar nga “elitat përjashtuese politike”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.