The news is by your side.

Eksperimenti i dështuar ekonomik i Putin, si shembull për Trump!

Për të parë se si një luftë tregtare proteksioniste mund të godasë ekonominë e një vendi, nuk duhet shkuar shumë larg, mjafton të shihet Rusia. Pesë vjet përpjekje të Vladimir Putin për të mbrojtur fermerët rusë nga konkurrenca e huaj dhe për të ndëshkuar SHBA dhe Europën për sanksionet e vendosura pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014, rezultatet janë: një rritje e mprehtë e çmimeve, 6.9 miliardë dollarë më shumë në vit shpenzuar për ushqime dhe kufizim në drejtim të rritjes së prodhimit.

“Prej kësaj mësohet se çfarë sjellin sanksionet dhe përvoja e izolimit për një vend!” tha Elina Ribakova, nga Instituti i Ekonomisë Ndërkombëtare. “Një ekonomi e madhe dhe komplekse në zhvillim si Rusia mund të përfitojë akoma nga shumë nëse integrohet në tregjet globale, më mirë se sa duke u izoluar me sanksione.” shtoi ajo.

Strategjia e Putin është shembulli se si pengesat tregtare mund të zmbrapsin ekonominë dhe tarifat nuk janë mjet i mirë për të rregulluar pabarazitë.

Në SHBA duket se Trump po provon të njëjtën përqasje. Ai premtoi të korrigjojë atë që e konsideroi si dekada politikash të dështuara që mundësuan rritjen ekonomike të Kinës dhe Gjermanisë, në dëm të prodhuesve amerikanë dhe duke përdorur pikërisht tarifa tregtrare. Vitin e kaluar, ai filloi të vendosë sanksione për importet kineze, duke nxitur ciklet e hakmarrjes dhe kërcënimeve. Aktualisht pasiguria që ka përfshirë globin, po pengon investimet, duke e detyruar Rezerva Federale të ulë normat e interesit, si kundërmasë e një ngadalësimi edhe më të mprehtë.

Nga ana tjetër në Rusi, ndërsa prodhimi i fermave është rritur që kur Kremlini vendosi kufijtë, në zonat më të goditura, rritja ishte vetëm me një të dhjetën e një pike përqindje, sipas ACRA, agjensia lokale e vlerësimit të kredisë në Rusi. Kjo sigurisht ka ndikimin më të madh negativ tek konsumatorët dhe kostot e shtuara të tyre.

Në fakt, qëllimi i Rusisë për të imponuar të ashtuquajturat anti-sanksione nuk ishte proteksionizëm i qartë, por gjeopolitikë. Megjithatë zyrtarët më vonë pranuan se mbrojtja e sektorit të brendshëm bujqësor ishte qëllimi kryesor i masave. Kremlini kishte vite që shpresonte të rindërtonte prodhimin bujqësor që ishte shembur së bashku me Bashkimin Sovjetik në vitet 1990. Kufizimet vërtet mund të kenë qenë ndihmë për disa prodhues, por aktualisht, standardet në rënie të jetesës po kompensojnë fitimet modeste në prodhimin vendas. ACRA vlerëson se embargoja rrëzoi me 0.2% GDP-në për periudhën kohore 2014-2018.

“Kemi importuar më shumë mallra nga vendet e tjera. Kjo është pikërisht pjesa ku vërehet më shumë rritja e çmimit. ” tha Natalya Volchkova, profesore në Shkollën Ekonomike të Moskës. “Duket sikur konsumatorët paguajnë më shumë për të rritur prodhimin në sektorët që kanë produktivitet të ulët.” shtoi ajo.

Cmimet për mallrat e ndikuara nga embargoja, kryesisht ushqime dhe produkte të konsumit të përditshëm janë rritur. Kjo shton deri në një shtesë prej 3,000 rubla (46 $) në vit për person, e barabartë me një rritje prej 5% të shpenzimeve të ushqimit për ata me të ardhura të ulëta. Shtuar këtu edhe faktin se llogaritjet e treguesit përjashtojnë efektin e rënies së mprehtë të rublës në vitin 2014, e cila nxiti më tej inflacionin.

/ Burimi: Bloomberg Economics

Gliqeri Riza

Leave A Reply

Your email address will not be published.