The news is by your side.

Ekonomia informale i kushton qeverive qindra miliarda në vit

Inkurajimi i pagesave elektronike do të ndihmonte në zvogëlimin e boshllëkut të krijuar.

Benjamin Franklin dikur deklaroi: “Asgjë nuk është e sigurt përveçse vdekjes dhe taksave. Nga ana tjetër, blerjet ligjore të mallrave dhe shërbimeve, të cilat janë fshehur me qëllim nga autoritetet publike dhe për të cilat nuk janë paguar taksa përbëjnë mbase një të tretat e ekonomisë botërore. Ekonomitë e zeza më të mëdha janë në Afrikën sub-Sahariane dhe Azinë Qendrore. Por asnjë vend nuk është imun ndaj këtij fenomeni. Për shkak të natyrës së errët është e vështirë të përcaktosh një shifër të saktë mbi ekonomitë hije. Studiuesit arrijnë në vlerësime duke hetuar sondazhet e publikut, ose duke pikasur mospërputhje në të dhënat makroekonomike, siç është diferenca mes të ardhurave dhe shpenzimeve kombëtare. Një studim i vitit 2018 zbuloi se ekonomia e zezë në Bashkimin Europian përbën 17 % të GDP-së zyrtare.

Taksat e munguara do të thotë më pak para për t’u shpenzuar në kujdesin shëndetësor, edukim dhe sigurinë publike. Në shumë vende të Bashkimit Europian, ekonomia e zezë është mjaftueshëm e madhe që të mbulojë deficitin buxhetor vjetor. Ato humbje mbase nuk mund të kompensohen plotësisht. Disa dredhues taksash më mirë mund të heqin dorë nga aktiviteti i tyre se sa të paguajnë. Por si mund të limitohen? Një nga mënyrat është të sulmosh instrumentin e pagesës që janë paratë e thata. Shumica e transaksioneve informale bëhen me para në dorë sepse është e pagjurmueshme. Nga ana tjetër pagesat me transferime bankare, karta debiti ose karta krediti janë të lehta për t’u gjurmuar. Atëhere, një mënyrë me anën e së cilës mund të tkurret ekonomia e zezë është inkurajimi i pagesave elektronike. Vendet ku pagesat me kartë janë më të zakonshme kanë prirjen që të kenë ekonomi të zeza më të vogla.

Në pjesën më të madhe të Europës, një distancim nga paratë në dorë ka nisur të ndodhë. Në vitin 2015, Komisioni Europian reduktoi tarifat mbi transaksionet që zhvilloheshin nëpërmjet kartave të kreditit dhe debitit, duke nxitur përdorimin e tyre në shitjet me pakicë. Aplikacionet celulare të pagesave siç është iDEAL në Holandë apo Swish në Suedi, inkurajojnë më tej njerëzit që të harrojnë monedhat dhe kartëmonedhat. Në Suedi numri për person i transaksioneve me pakicë që kryhen me para në dorë ka rënë me 80 % në dhjetë vitet e fundit. Në Norvegji paratë në dorë përdoren vetëm në 6 % të blerjeve, e matur në vlerë. Por teksa pagesat elektronike rriten në popullaritet, qeveritë duhet të sigurohen që të moshuarit dhe banorët e zonave rurale të mos lihen pas dore. Gjithashtu duhet të merren seriozisht edhe shqetësimet mbi sigurinë. Duke u mbështetur shumë në sistemet e pagesave digjitale i lë vendet në një pozitë më të cënueshme ndaj sulmeve kibernetike. Hakerat do të ishin më pak të mirëpritur se tatimorët.

/ Burimi: The Economist

Shaqir Sulaj

Leave A Reply

Your email address will not be published.