The news is by your side.

Ekonomia gjermane duhet të rikuadrohet

Papunësia në Gjermani po qëndron në nivelin 3.5%. Rritja e pagave po përshpejtohet. Arka e qeverisë mbushet dita ditës dhe borxhi publike ulet në çdo moment. Thënë ndryshe, Gjermania po shijon mbase rritjen më të gjatë ekonomike që nga Lufta e Dytë Botërore. Po ashtu, markat gjermane po kthehen në një sinonim të cilësisë dhe forca ekonomike i ka dhënë përparësi në gjithë Europën.

Megjithatë, papritmas, modeli ekonomik i implementuar nga Gjermani po fillon të shikohet me dyshim. Zinxhirët e vlerës së prodhimit janë në rritje. Ndërkohë që Kina po rrit përpjekjet e saj pët fitimin e teknologjisë së huaj dhe për zëvëndësimin e importet e teknologjisë së lartë, Gjermania nuk është aspak e sigurtë në këtë drejtim. Britania, tregu i tretë më i madh i eksportit, po largohet nga BE-ja ndërsa Italia, tregu i gjashtë më i madh, mund të bjerë në një krizë financiar si pasoje e qeverisjes nga përfaqësues euroskeptikë.

Presidenti amerikan është duke u përqëndruar më shumë në Kinë. Megjithatë, problemi europian mund të rikthehet në vëmëndjen e tij çdo moment. Përpjektet për mos agravimin e betejës tregtare kanë bërë shumë pak progres deri tani. Administrata Trump po shikon edhe mundësinë e tarifimit të makinave europiane, kryesisht atyre gjermane.

Gjermani e shikon shumë të rrezikuar për faktin se ajo është e varur nga tregjet e hapura se sa nga ekonomitë e mëdha. Ajo ka qenë po ashtu një përfitues i madh. Gjysma e rritjes së të ardhurave për frymë në Gjermani i atribuohet tregtisë në këto 20 vitet e fundit.

Berlini duhet të përgatitet për ndryshime të mëdha strukturore në ekonomi. Këtu e vuri theksin dhe raporti i Këshillit Europian, i publikuar javën e kaluar.

Një ndryshim i politikave në Berlin, gjatë momentit që Merkel po përgatitet të dobësojë pozitat e saj, është gjithashtu shumë e përshtatshme për të tjerat për të forcuar pozitat e tyre. Frika se kohët e mira do të përfundojnë shpejt, ka bërë që gjermanët të shtrëngojnë rripat. Kjo është koha për guxim dhe jo për konservatorizëm.

Leave A Reply

Your email address will not be published.