The news is by your side.

Ekonomia e Kinës, e para që rimëkëmbet nga pasojat e pandemisë

Kina renditet e para në rimëkëmbjen e ekonomisë, pas pasojave të pandemisë së koronavirusit.

Ekonomia kineze u rrit 4.9% mes korrikut dhe shtatorit, sipas të dhënave të qeverisë, ndërsa vendi bëhet ekonomia e parë e madhe që rimëkëmbet nga pandemia Covid-19.

Zgjerimi nga viti në vit, edhe pse pak më i ulët sesa e prisnin analistët, përfaqëson një përmbysje dramatike nga tremujori i parë i këtij viti kur ekonomia u tkurr me 6.8%, tkurrja e parë e Kinës që nga viti 1992 kur zyrtarët filluan të mbanin të dhëna tremujore të PBB-së.

Guvernatori i bankës qendrore të Kinës Yi Gang tha të dielën se zyrtarët parashikojnë një rritje vjetore rreth 2%.

“Ekonomia kineze mbetet elastike me potencial të madh. Parashikohet rimëkëmbja e vazhdueshme, e cila do të përfitojë nga rimëkëmbja globale,” tha ai.

Kina pritet të jetë e vetmja ekonomi e G20 që rritet këtë vit. Ekonomia globale nga ana tjetër pritet të tkurret me 4.4%, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, rënia më e pjerrët që nga “Depresioni i Madh”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.