The news is by your side.

Dy picat më të shtrenjta në histori kushtuan 200 milionë dollarë

Sot Bitcoin është një emër i dëgjuar nga gjithëkush. Para një muaji edhe shteti shqiptar kaloi një ligj për të lejuar transaksionet në monedhë dixhitale në monedhë kombëtare. Por në vitin 2010 Bitcoin njihej vetëm nga pak persona të apasionuar pas kompjuterit. Më 22 maj 2010 një djalë nga Florida i quajtur  Laszlo Hanyecz do të krenohej në internet se ishte i gatshëm të jepte 10.000 bitcoin për dy pica. Në postimin e tij në rrjetet sociale ai krenohej se nuk kishte interes në i bënit vetë apo i blinit thjeshtë dua dy pica.  Picat në fakt kushtuan 30 dollarë dhe transaksioni i tij ishte për 10.000 bitcoin që vetëm pesë ditë më vonë u rritën në vlerë me 900%. Në rast se i riu Hanyecz do të kishte ruajtur Bitcoin dhe të mos kishte blerë picat ai sot do të kishte mundësi ti shndërronte ato në 200 milionë dollarë.  Vlera e Bitcoin ka ndryshuar shumë me vitet dhe në dhjetor 2017 ajo arriti pikun ku një bitcoin kishte vlerën e 19.783 dollarë amerikanë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.